LAJMI I FUNDIT:

Çfarë thonë ekspertët për dënimin fizik të fëmijëve: i dëmshëm apo i dobishëm?

Çfarë thonë ekspertët për dënimin fizik të fëmijëve: i dëmshëm apo i dobishëm?

Kelly Clarkson, këngëtarja e mirënjohur amerikane, së fundmi ka nxitur debate pasi që ka treguar se nuk e kundërshton rrahjen e fëmijëve.

“Unë nuk jam kundër rrahjes me shuplakë të fëmijëve, gjë të cilën njerëzit sot nuk po e preferojnë”, ka treguar Clarkson, nënë e një vajze tri vjeçe dhe një djali 1 vjeç.


“Nuk e kam fjalën ta rrahësh fëmijën fort, por thjesht shuplakë të lehtë”, transmeton Telegrafi.

Ajo e ka shpjeguar hollësisht këndvështrimin e saj për këtë çështje: “Prindërit më kanë rrahur, dhe ia kam dalë mirë në jetë, ndihem mirë që e kanë bërë… Ky është problemi kur njerëzit janë figura publike, sepse pastaj mendojnë se është gjë e gabuar. Por unë nuk mendoj se ka ndonjë gjë të gabuar nëse e rrihni fëmijën… Unë e paralajmëroj vajzën time, i them: ‘Hej, do të ta fus shuplakë në vithe nëse nuk ndalesh menjëherë!’ në fakt, kur kam qenë e vogël dhe kam bërë probleme në shkollë, nëna ime i jepte leje drejtorit të më rrihte”.

Sipas një anketimi të vitit 2016 nga Gallup, 64 për qind e prindërve i rrahin me shuplaka prindërit. Por çfarë thotë shkenca për dënimin fizik?

Hulumtimet tregojnë se rrahja me shuplakë ishte ndërlidhur me 13 nga 17 sjellje negative të fëmijëve, duke përfshirë vetëbesimin e ulët, agresivitetin e lartë dhe reduktimin në aftësi njohëse.

Një studim i vitit 2017, i publikuar në revistën ‘Psychological Science’ ka zbuluar se fëmijët të cilët rrihen nga prindërit në moshën 5 vjeçare, kanë më shumë probleme me sjellje në moshën 6 dhe 8 vjet, krahasuar me shokët  dhe shoqet e tyre të cilët nuk rrihen nga prindërit.

Pra, hulumtimet e tyre sugjerojnë se rrahja me shuplakë e fëmijëve nuk është teknikë efektive dhe vetëm sa e keqëson sjelljen e një fëmije.

Rrahja e fëmijëve është e ndërlidhur edhe me një inteligjencë më të ulët të fëmijëve sesa të atyre të cilët nuk rrihen nga prindërit.

Aq më shumë që e rrihni fëmijën, thonë studimet, aq më shumë e ngadalësoni zhvillimin e aftësisë mendore të fëmijës.

Gjithashtu, efektet e rrahjes zgjasin tërë jetën! Një studim nga Universiteti i Michiganit me më shumë se 83,000 njerëz thotë se rrahja e fëmijëve mund t’iu shkaktojë depresion, t’i nxitë të abuzojnë me droga dhe alkool, si dhe gjithashtu ta provojnë vetëvrasjen.

Alan Kazdin, profesor i psikiatrisë, thotë se dënimi fizik i fëmijëve është fushë e studiuar mirë, ndërsa dënimi i tillë i vazhdueshëm – qoftë i lehtë apo i rëndë – i nxitë fëmijët të bëjnë krime, të kenë çrregullime mendore dhe disfunksion fizik. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Ushqimet më të mira për rritje të shpejt dhe të shëndetshme të flokëve

Ushqimet më të mira për rritje të shpejt dhe të shëndetshme të flokëve

Ushqim i shëndetshëm
Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh

Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh

Flokë dhe stil
Meghan Markle është shfaqur e veshur si një princeshë e vërtetë dhe askush nuk ka për çfarë t’i bëjë vërejtje

Meghan Markle është shfaqur e veshur si një princeshë e vërtetë dhe askush nuk ka për çfarë t’i bëjë vërejtje

Moda
Për modelin e ri të thonjve frymëzohuni nga Hailey Bieber

Për modelin e ri të thonjve frymëzohuni nga Hailey Bieber

Manikyr dhe pedikyr
‘Bronde Bob’ e Hailey Bieber është prerja perfekte e pranverës

‘Bronde Bob’ e Hailey Bieber është prerja perfekte e pranverës

Flokë dhe stil
Kalo në kategori