Çfarë i tha Inzaghi ultrasit të arrestuar të Interit për biletat e kërkuara për finalen e Kupës së Italisë

Zbulimet e fundit konfirmojnë se trajneri i Interit, Simone Inzaghi, kishte biseduar me Marco Ferdico, një ultra i Nerazzurrëve i arrestuar si pjesë e një operacioni të shkallës së lartë të hënën në mëngjes, në lidhje me sigurimin e biletave shtesë për finalen e Kupës së Italisë 2023. Raportet të hënën në mëngjes konfirmuan se 19 persona, përfshirë shumë ultras të Interit dhe Milanit, janë arrestuar. Sipas La Gazzetta dello Sport, 16 janë burgosur ndërsa tre janë në arrest shtëpiak. Hetimi filloi në fillim të shtatorit, pas vrasjes së Antonio Bellocco, një anëtar drejtues i grupit Curva Nord të Interit, i cili rezultoi në arrestimin e shokut të tij ultra të Nerazzurëve, Andrea Beretta.

Siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, televizionet kanë zbuluar se trajneri i Interit, Simone Inzaghi, kishte një bisedë me Marco Ferdicon, i cili i kishte kërkuar trajnerit të siguronte bileta shtesë për finalen e Kupës së Italisë kundër Fiorentinës në maj 2023. Për atë finale, vetëm 1000 bileta ishin vënë në dispozicion për seksionin Curva Nord, ndërsa Ferdico kishte kërkuar që të viheshin në dispozicion edhe 200 shtesë. Gjatë një bisede në telefon, Ferdico thuhet se kishte kërcënuar me grevë të tifozëve nëse nuk zgjidhej çështja e biletave. Në përgjigje, Inzaghi tha se do të fliste me menaxherin e klubit Riccardo Ferri, si dhe me Beppe Marottan, CEO në atë kohë dhe tani president i klubit, si dhe me zëvendëspresidentin Javier Zanetti.




















































