Ish-nënpresidenti Joe Biden shpalli dje zyrtarisht kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të 2020.
Ai renditet në anketa në krye të 20 pretendentëve për të marrë emërimin e Partisë Demokrate.
Por zoti Biden futet në garë pas dy konkurrimeve të dështuara për Shtëpinë e Bardhë dhe tani përballet me pikëpyetje serioze për moshën e avancuar, qëndrimet e tij politike dhe aftësinë për të tërhequr një brez të ri amerikanësh që përfaqësojnë një elektorat më të larmishëm.
Joe Biden u fut në garë pasi shpalli kandidaturën përmes një videoklipi ku sulmonte Presidentin Donald Trump:
“Nëse e zgjedhim Donald Trumpin për tetë vjet në Shtëpinë e Bardhë, ai do të ndryshojë përgjithmonë dhe në mënyrë rrënjësore karakterin e vendit. Unë nuk mund të rri pasiv dhe ta lejoj një gjë të tillë”.
Zoti Biden u ndal në veçanti tek komentet e presidentit që janë kritikuar gjerësisht, pas përleshjeve të dhunshme mes supremacistëve të bardhë dhe kundër-protestuesve në Sharlotsvill të Virxhinias në 2017.
Presidenti tha se nga të dyja palët kishte “njerëz shumë të mirë”.
Muajin e kaluar, ndërkohë që zoti Biden po mbante fjalim në Uashington, disa anëtarë të një sindikate zjarrfikësish i bënë thirrje të futet në garë.
“Nuk dorëzohet njeri në Amerikë. Nuk ka ndodhur dhe nuk ka për të ndodhur kurrë, falë jush,” tha zoti Biden.
Politikani veteran po fillon fushatën e tij të tretë presidenciale me një epërsi të vogël, thotë analisti Jim Kessler:
“Ai është në krye të pretendentëve. Nuk ka ndonjë epërsi të madhe siç kishte Hillary Clinton kur u duk që në fillim se ajo e kishte të siguruar. Njerëzit e duan vërtetë zotin Biden dhe besojnë se ai mund ta mundë presidentin”.
Zoti Biden duhet fillimisht të fitojë në garë me pretendentët e tjerë demokratë, ku ka një numër grash dhe përfaqësues të pakicave që po përpiqen të tërheqin votuesit e rinj, thotë eksperti Matt Dallek:
“Është një grup konkurrentësh shumë interesantë; ka shumë kandidatë të fortë. Ka plot prej këtyre pretendentëve me shanse reale për të dalë në krye”.
Zoti Biden është vënë në qendër të vëmendjes kohët e fundit pasi një numër grash thanë se në reagime të drejtpërdrejta ai është sjellë në një mënyrë që i kanë vënë në siklet.
Ai është zotuar të tregohet më i kujdesshëm në të ardhmen.
Shumë demokratë e shohin zotin Biden si të moderuar.
Ai shpreson se roli si nënpresident në administratën Obama do ta ndihmojë të tërheqë elementin progresiv në parti.
“Të gjithë më pyesin se çfarë soj demokrati jam. Jam demokrat i tipit Obama-Biden dhe e them me krenari”, tha zoti Biden.
Analisti Jim Kessler thotë se epërsia që gëzon do ta bëjë zotin Biden edhe objekt sulmesh:
“Përnjëherësh do të fillojnë sulmet, pasi kandidatët e tjerë do të mendojnë se duke e goditur atë, duke e ulur në anketa, do të dalin vetë në krye”.
Presidenti Trump e përshëndeti zotin Biden për përfshirje në garë, duke postuar një koment në Twitter ku e quante “Bideni gjumash”.
Zoti Biden është 76-vjeç. Mosha e avancuar dhe karriera e gjatë si senator mund t’i sjellin probleme, thotë analisti Bill Sweeney.
“Fushatat shohin drejt së ardhmes, jo nga e shkuara. Demokratët do të fitojnë, nëse mbeten të përqendruar tek e ardhmja”.
Është vetëm fillimi, por për momentin duket se strategjia e zotit Biden po i bind demokratët se ai është kandidati më i mirë për ta mundur Presidentin Trump vitin e ardhshëm. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-96-780x439.jpg)
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron
![I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-95-780x439.jpg)
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s
![Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-94-780x439.jpg)
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve
![Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-97-780x439.jpg)
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit
![Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-89-780x439.jpg)
Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht