Më shumë se 30,000 njerëz janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre në veri të Los Angeles, pasi një zjarr i ri shpërtheu në Kaliforni.
Zjarri i fundit – i quajtur Hughes – filloi të mërkurën në mëngjes pranë liqenit Castaic, rreth 64 kilometra larg nga zjarret Eaton dhe Palisades që shkatërruan pjesë të LA në fillim të këtij muaji.
Bëhet e ditur se brenda pak orësh, Departamenti i Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni (Cal Fire) njoftoi se ishin djegur 9,400 hektarë.
Ata shtuan se zjarri është nën kontroll.
Ndërsa zyrtarët e qarkut të Los Angeles në një konferencë shtypi thanë se më shumë se 31,000 njerëzve iu është kërkuar të largohen nga “kërcënimet për jetën”.
Por, edhe 25.000 të tjerë janë ende në zona që përballen me paralajmërime evakuimi, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Raportohet se mbi male janë parë aeroplanë dhe helikopterë duke u munduar ta fikin zjarrin dhe duke u munduar ta ndalojnë atë të afrohet në Interstate 5.
“Kishte zjarr të kuq që vinte nga poshtë. Ishte goxha e frikshme. Duket sikur shpërtheu një bombë tymi”, tha një nga shoferët që kalonte andej.
Ndryshe, lagështia e ulët dhe erërat e forta kanë nxitur përhapjen e zjarreve në Kaliforninë jugore, e cila nuk ka parë reshje të konsiderueshme për nëntë muaj.
Shpërthimet e vazhdueshme i kanë lënë zyrtarët të shqetësuar se zjarret mund të thyejnë linjat e tyre të kontrollit.
Të paktën 27 persona kanë vdekur që nga fillimi i dy zjarreve më 7 janar.
Sipas Cal Fire, zjarri i Palisades ka shkatërruar mijëra shtëpi dhe ka djegur 23,713 hektarë, dhe është ende vetëm 68% i kontrolluar.
Zjarri i Eaton shpërtheu vetëm disa orë më vonë, dhe u përhap në 14,021 hektarë dhe shkatërroi më shumë se 10,000 shtëpi dhe biznese. Aktualisht është në kontroll 91%.
E zjarrfikësit po merren edhe me dy zjarre – Lilac dhe Center – në San Diego, afër kufirit me Meksikën.
Ndonëse më të vogla se zjarret në Los Angeles, urdhrat e evakuimit u dhanë të martën për zjarrin Lilac, i cili shpërtheu pranë autostradës së vjetër 395. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Erdogan i kërkon Allahut të ‘mallkojë Izraelin sionist’ në fjalimet e Fitër Bajramit – vjen reagimi i Tel Avivit

Starmer dhe Trump pranojnë të vazhdojnë presionin ndaj Putinit

Irani refuzoi bisedimet e drejtpërdrejta me SHBA-në në përgjigjen e tij ndaj letrës së Trump

Trump thotë se "ka metoda" për të kërkuar një mandat të tretë, duke shtuar se ai "nuk po bën shaka"

Irani refuzoi bisedimet e drejtpërdrejta me SHBA-në në përgjigjen e tij ndaj letrës së Trump

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Starmer dhe Trump pranojnë të vazhdojnë presionin ndaj Putinit

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Putin e zemëron Trumpin, presidenti amerikan pritet të merr masa ndaj Rusisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze