Ekipi më i mirë në botë në pesë vitet e fundit, ka filluar të humbë shkëlqimin. Barcelona ka pësuar humbje me rezultat 3-1 ndaj Real Madridit në kuadër të Copa del Rey të martën, më pak se një javë pas disfatës tjetër nga Milani - por, çfarë po ndodh realisht në Camp Nou?
Nëse është një gjë e cila i kënaq tifozët e Barcelonës, atëherë është të mposhtin Real Madridin, të mposhtin Jose Mourinhon. Dhe nëse është një gjë që këta tifozë duan më pak se sa të jenë të mposhtur nga ekipi mbretëror, është të pësojnë disfatë nga ekipi mbretëror i drejtuar nga portugezi. Duke parë këtë, sigurisht se disfata e të martës mbrëma ka shkaktuar shumë dhimbje.
Pas zhgënjimit të tyre së fundmi, Barcelona është shndërruar nga ekipi më i mirë në botë, në një ekip në krizë – dhe këtë për më pak se dy javë. Disfata e të mërkurës së kaluar nga Milani ka ndezur alarmin te klubi katalanas. Të martën mbrëma, gjenja u përkeqësua. “Nuk ka nevojë që të dramatizohet situata”, tha zëvëndëstrajneri Jordi Roura pas disfatës nga Reali. Pak tifozë e ndajnë të njëjtin mendim.
Ku kanë shkuar keq gjërat për Barcelonën?
Milani dhe Reali kanë përdorur taktika të ngjashme për të frustruar katalanasit, duke thyer Barcelonën me thithjen e presionit dhe goditje të rënda nga kundërsulme të shpejta. A është mësuar loja e Barcelonës? Jo saktësisht, sepse shumë skuadra edhe në të kaluarën kanë përdorur këto strategji ndaj tyre, teksa Milani dhe Reali bënë më mirë se sa të gjithë të tjerët në një moment ku katalanasit pos që nuk kanë arritur të shënojnë gola, kanë dështuar edhe ta ruajnë golin. Sidoqoftë, në të kaluarën këto situata janë kaluar me lehtësi.
Shkurti është muaj i vështirë për Barcelonën dhe Roura e ka pranuar këtë pas ndeshjes edhe pse ai ka aluduar edhe në kalenderin e ngjeshur për tre ndeshje të vështira në gjashtë ditë. E vërteta është kjo, teksa realiteti është se katalanasit planin dhe programin e tyre stërvitor e kanë fokusuar për fazat e vonshme të sezonit, por deri atëherë ata mund të mos kenë për çfarë të luftojnë.
Më brengosëse se forma fizike tani për Barcelonën është forma, sidomos mbrojtja. Në 11 ndeshjet e fundit para El Clasicos Barcelona ka pranuar së paku nga një gol dhe të martën ata pranuan edhe tri gola dhe më e keqja është se edhe kapiteni Carles Puyol duket në formë të tmerrshme. Me karakter, por lënë jashtë pozicionit ndaj Milanit, mbrojtësi veteran ishte lënë për toke nga anësori Angel Di Maria në atë që duket se ka shënuar jozyrtarisht shenjat e para për fundin e karrierës së tij, përkundër faktit se ka rinovuar kontratën që e mban atë te Barcelona deri në moshën 38 vjeçare.
Është shpresuar në fillim të sezonit se rikthimi i Carles Puyol dhe Gerard Piques do të kishte vënë në baraspeshë mbrojtjen, por ata edhe nuk kanë shumë faj. Kjo pasi Barcelona tani luan me dy mbrojtës ofanzivë në krah. Në të kaluarën mentaliteti ofensiv i Dani Alves ishte baraspeshuar nga Eric Abidal që është lojtar më shumë defensiv, por me Jordi Alban në krahun e majtë këtë sezon, duket se qendërmbrojtësit po mbesin pa shumë zgjidhje në kundërsulme – ashtu sikurse në ndeshjen ndaj Real Madridit.
Taktikisht, Roura nuk ka qenë në gjendje që të organizojë mbrojtjen dhe ekipi është dukur shumë lehtë i thyeshëm në krahun e djathtë të mbrojtjes të martën, ku Pique dhe Alves ishin lënë jashtë pozicionit dhe Puyol në formë tejet të dobët. Pique e shkaktoi po ashtu penaltinë që i dha epërsinë Realit dhe në golin e tretë dështoi të kërcejë mjaftueshëm sa për të ndalur Raphael Varanen.
Në ndërkohë, me Pep Guardiolën të larguar dhe Tito Vilanovan duke u riaftësuar nga kanceri në Neë York, Barcelona është në mungesë të dy njerëzve që e filluan projektin e madh në vitin 2008 dhe Roura nuk po duket njeri që mund të udhëheqë ekipin drejt triumfeve të mëtutjeshme.
Shumë tifozë të Barcelonës kanë pasur frikë para ndeshjes të martën. Pas ndeshjes ndaj Milanit, është dukur se David Villa do të fitonte një mundësi. Sulmuesi spanjoll ka luajtur dhe ka shënuar të shtunën, teksa është lëvduar edhe nga shtypi katalanas e madje dhe u komplimentua nga Messi. Por, të martën mbrëma emri i tij nuk figuroi në formacionin startues. Në fakt, ai është dashur të luajë nga fillimi.
Në ndërkohë, kur David Villa hyri në lojë, Barcelona ishte në disavantazh prej dy golave. Ishte shumë vonë. Me Messin që ishte tejet zhgënjyes në ndeshjen e dytë të madhe radhazi dhe i izoluar në të dyja rastet, sulmuesi është dashur që të hynte në lojë, të shtonte rrezikun për kundërshtarin. Pasi vendosi që të qëndronte në janar në mesin e spekulimeve të shumta, David Villa sigurisht se po e pret momentin e madh.
Me Villan në pankinë, Fabregasi filloi përkrah Xavit në mesfushë, teksa Iniesta filloi në krahun e majtë të sulmit prej tri njerëzve. Por, Fabregas edhe një herë ishte anonim. Xavi vuajti dhe Iniesta nuk ishte lojtari i njëjtë që i qonte gjërat përpara”.
Çfarë do që të ndodhë në pjesën e mbetur të sezonit 2012/2013, epërsia e madhe në pikë në La Liga do të thotë se Barcelona nuk do të mbetet pa trofe në fund të sezonit dhe ky triumf do të dëmtohej në rast të mos kualifikimit në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.
Copa del Rey ka shkuar, përderisa shpresat e klubit në Ligën e Kampionëve janë ende të pa qarta. Nëse Barcelona luan sikurse të martën, Barcelona nuk do të arrijë të tejkalojë fazën e 1/8-ës. Për të mposhtur Milanin, duhet të bëhen përmirësime në mbrojtje, përderisa David Villa duhet të udhëheqë sulmin me Iniestan të rikthyer në mesfushë përkrah Xavit në atë që përshkruhet nga shumë si dueti legjendar i dy maestrove. Ndaj ekipeve të mëdha, Barcelona duket të ketë harruar se si të bëjë atë që zakonisht e bën me sy të mbyllur. Ata duhet të kthejnë sa më shpejt magjinë, sepse nëse kjo nuk ndodh, ajo që u premtua të jetë një sezon epik, do të shndërrohet në tmerr të vërtetë.
Çfarë mendoni ju vizitorë të nderuar dhe dashamirë të futbollit – a ka mbaruar epoka e Barcelonës? Shprehuni në hapësirën për komente…
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
I "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
"Do të ishte një lajm i mirë nëse ata nuk do të kualifikoheshin", Ancelotti për Man Cityn në Ligën e Kampionëve
"Favoriti sekret" i Ballakut për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon - do ta trondiste botën e futbollit
Luis Enrique thotë se e kishte të vështirë t'i festonte golat para syve të Pep Guardiolës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar