Një juri e Nju Jorkut ka shpallur fajtor Donald Trumpin për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit, mbylli gjyqin njëjavor të ish-presidentit, por çoi në një fazë të re të çështjes historike.
Tani në pozitën unike të të qenit ish-presidenti i parë i SHBA-së i shpallur fajtor për një krim, Trump përballet me mundësinë e një dënimi me burg ose me kusht për krimet e tij që rrjedhin nga një skemë pagese e parave që ai ndihmoi në “lehtësimin e tij” përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Trump – i cili njihet për apelimet e gjata të vendimeve gjyqësore kundër tij – ka gjithashtu të ngjarë të apelojë vendimin, i cili mund të vonojë ndjeshëm dënimin e tij, të caktuar aktualisht për 11 korrik.
Ja çfarë duhet të dini për rastin.
Kur do të dënohet Trump?
Gjykatësi Juan Merchan ka caktuar dënimin e Trump për në orën 10:00 të mëngjesit të 11 korrikut.
Merchan mund të dënojë Trump me kusht ose deri në 4 vjet për çdo akuzë në burg shtetëror, me një maksimum prej 20 vjetësh.
Për momentin, ish-presidenti do të qëndrojë jashtë burgut teksa pret dënimin e tij, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
A mund ta apelojë Trump dënimin e tij?
Trump ka apeluar vazhdimisht vendimet e gjykatës kundër tij në një përpjekje për të vonuar procedurat ose përfundimisht për ta dërguar çështjen e tij përpara një gjykate që mund të jetë në anën e tij.
Dhe rasti i Nju Jorkut thuhet se nuk është ndryshe.
A mund të zgjidhet ende Trump president?
Me pak fjalë, po.
Profesori i drejtësisë i Universitetit të Kalifornisë, në Los Anxhelos, Richard L. Hasen – një nga ekspertët kryesorë të vendit për ligjin zgjedhor – ka thënë vazhdimisht se asgjë në Kushtetutën e SHBA-së nuk e ndalon një kriminel të dënuar të kandidojë për postin më të lartë të vendit.
“Ligjërisht, asgjë nuk ndryshon me statusin e Trump si kandidat”, ka shkruar Hasen në blogun e tij për Ligjin Zgjedhor të enjten, përcjell Telegrafi.
“Kushtetuta përmban vetëm kualifikime të kufizuara për të kandiduar për post (të jesh të paktën 35 vjeç, shtetas i lindur natyral dhe të paktën 14 vjeç banor i SHBA-së)”, vazhdoi Hasen.
E drejta Trump për të votuar
Ai mund të dënohet dhe të banojë në Florida, por përsëri mund të votojë, për sa kohë nuk është në burg në shtetin e Nju Jorkut.
Burgim?
Pyetja e madhe që shtrohet tani është nëse Trump mund të burgoset.
Dhe siç shkruan Zëri i Amerikës, përgjigja nuk dihet.
Gjykatësi Juan Merchan njoftoi se masën e dënimit do ta shqiptojë më 11 korrik, vetëm disa ditë para Kuvendit Kombëtar Republikan, ku zoti Trump pritet të shpallet zyrtarisht kandidati i Partisë Republikane për president.
Akuza e falsifikimit të të dhënave të biznesit është një nga veprat më të lehta penale në shtetin e Nju Jorkut.
Për këtë vepër parashikohet dënim deri në katër vjet burg, megjithëse dënimi në fund i takon gjykatësit dhe nuk ka asnjë garanci se ai mund të vendosë që zoti Trump të qëndrojë pas hekurave.
Masat e të tjera të dënimit mund të përfshijnë gjobë ose dënim me kusht.
Po ashtu ekziston mundësia që gjyqtari të lejojë zotin Trump të mos vuajë asnjë masë dënimi derisa të ketë përfunduar i gjithë procesi i apelimit të vendimit.
Dënimi nuk e ndalon zotin Trump që të vazhdojë fushatën e tij. Bashkëshortja e djalit të ish-presidentit Trump, Lara Trump, e cila është bashkëkryetare e Komitetit Kombëtar Republikan, tha në një intervistë në rrjetin Fox News të enjten se nëse zoti Trump dënohet dhe nëse dënohet me arrest shtëpie, ai do t’i bënte virtualisht tubimet elektorale dhe takimet e tjera në kuadër të fushatës.
Mundësitë për apelim të vendimit
Pasi Trump të dënohet, ai mund të kundërshtojë dënimin në gjykatën e apelit dhe ndoshta në gjykatën e lartë të Nju Jorkut.
Avokatët e Trump tashmë kanë hedhur bazat për të apeluar, duke kundërshtuar akuzat dhe vendimet gjatë procesit gjyqësor penal.
Avokatët e Trump e kanë akuzuar gjyqtarin Juan Manuel Merchan për njëanshmëri, duke përmendur faktin se e bija drejton një kompani, klientë të së cilës, ndër të tjerë kanë qenë presidenti Joe Biden, zëvendës-presidentja Kamala Harris dhe demokratë të tjerë.
Gjykatësi refuzoi kërkesën e mbrojtjes për t’u larguar nga çështja, duke u shprehur i sigurt në “aftësinë për të qenë i drejtë dhe i paanshëm”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rusët raportohet se kanë vrarë një rob australian që luftonte përkrah ukrainasve
Tusk: Rusët po planifikojnë aksione terroriste në Evropë, duke vendosur eksplozivë në aeroplanë
Kryeministri sllovak, Fico: Do t’ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t’i jepte dorën presidentit
Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit
Tusk: Rusët po planifikojnë aksione terroriste në Evropë, duke vendosur eksplozivë në aeroplanë
Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri
Zelensky me një ofertë të drejtpërdrejtë për Kim Jong Un pas kapjes së ushtarëve koreano-veriorë
Po udhëtonte nga Parisi në Boston, në aeroplanin e aviokompanisë Air France ndërron jetë një pasagjer
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri