Nga: Peter Pomerantsev / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Të fuqishmit do të duhej të kishin frikë nga e vërteta. Gazetarët për qëllim kishin “ta mbanin të vërtetën në pushtet”. Provat kishin për qëllim t’i shkatërrojnë keqbërësit, ashtu siç rrezet e diellit e shkatërrojnë vampirin. Gjejini provat, thoshte logjika, dhe të fuqishmit mund të turpërohen dhe do të sillen para drejtësisë.
Historikisht, të fuqishmit përpiqeshin t’i censuronin dhe t’i shtypnin faktet. Nazistët u përpoqën ta mbanin të fshehur të vërtetën për mizoritë e veta. Udhëheqja sovjetike ulërinte nga sikleti kur disidentët botës së jashtme ia kalonin informacionet për kushtet në gulag. Richard Nixoni u rrëzua pasi u zbuluan faktet e përgjimit të kundërshtarëve të tij politikë dhe pasi doli në dritë e vërteta për fshehjen e provave.
Por, çfarë ndodh kur të fuqishmit pushojnë së frikësuari nga e vërteta dhe kur në të vërtetë shfaqin shpërfilljen për të – siç e shohim në sjelljen e Vladimir Putinit të Rusisë dhe të Donald Trump të Amerikës? Pse është zhdukur turpi dhe pse mbretëron mosndëshkimi? A jemi sot të pafuqishëm për të kërkuar llogari prej të fuqishmëve?
Në ShBA, gjatë javën e kaluar, Trumpi përsëri gënjeu “madhërisht” dhe paturpësisht. Në një raport të CNN-it nga holli i një bashkie, gazetarja Katie Collins u përpoq ta frenonte me litarë provash dhe me argumente racionale, por ai thjesht u kënaq duke hedhur poshtë çdo të vërtetë apo çdo logjikë. Sipas Trumpit, zgjedhjet presidenciale të cilat i humbi në vitin 2020, ishin “të manipuluara”, pavarësisht se nuk kishte asnjë provë për pretendime të tilla; reporterja E Jean Carroll, për të cilën një juri civile e shpalli Trumpin fajtor për shpifje dhe për abuzim seksual, ishte thjesht një “person ekscentrik”; kur Collins e shtynte të fliste për dokumentet e klasifikuara që Trumpi i kishte larguar nga Shtëpia e Bardhë, ai përsëri e akuzoi si “person të keq”. Publiku në Nju-Hempshajr, plot me adhurues të Trumpit, bërtiste dhe brohoriste. Në vend që të “mbante përgjegjësi” për të vërtetën, Trump e kaloi një ditë në terren duke treguar se nuk ia ndien fare për këtë. Pse mbështetësit e tij kënaqen kaq shumë?
Para se gjithash, është një lehtësim i madh që vjen nga hedhja poshtë e peshës së fakteve, e kufizimeve të realitetit të zymtë.
Faktet janë përgjithësisht gjëra të pakëndshme, por ato janë të dobishme për politikanët që përpiqen ta krijojnë një lloj dëshmie se politika e tyre e madhe po funksionon.
Por, Trumpi nuk kishte politika të qëndrueshme: ai mund të jetë më i djathtë se i djathtë dhe më pas të rrotullohet majtas kur kjo i përshtatet. Qëkur guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, rivali i tij në krye të partisë republikane është përpjekur të tregojë se është më konservator se Trumpi – dhe shumica e amerikanëve – për çështjet si aborti, Trumpi e bëri veten të duket më liberal.
As Trumpi nuk e ka ndonjë ideal se mund ta turpëroni nëse ka tradhtuar. Në vend të kësaj, shpërfaq për ndjesi të fyerjes së pastër, ku hedhja poshtë të gjitha formave të autoritetit dhe përgjegjësisë – autoriteti i logjikës, idealet, politikat racionale, “elitave” – është ajo që e bën tërheqës për njerëzit.
Megjithatë, në një demokraci si ShBA-ja, realiteti mund të hakmerret. Refuzimi i fakteve nga Trumpi rreth koronavirusit, i kushtoi atij me zgjedhjet e vitit 2020. Çdo muaj, më shumë çështje gjyqësore po grumbullohen kundër tij: më seriozisht, për përpjekjen (e pretenduar) për t’i detyruar zyrtarët në Gjeorgji që të numërojnë më shumë vota në favor të tij në vitin 2020. Fox News, rrjeti televiziv që mbështeste Trumpin e që me vetëdije ka hedhur teori konspirative që mbështesin pretendimet e tij për zgjedhje “të manipuluar”, sapo ia ka paguar 787 milionë dollarë kompanisë të cilën e akuzoi për falsifikimin e votave.
Putini ka më pak kufizime. Ndryshe nga diktatorët e mëparshëm luftënxitës, ai as që përpiqet t’i fsheh mizoritë e veta dhe synimin për të kryer gjenocid në Ukrainë. Putini dhe propagandistët e tij flasin hapur për dëshirën e tyre për ta shkatërruar identitetin dhe sovranitetin ukrainas, për rrëmbimin e fëmijëve ukrainas dhe riedukimin me forcë të tyre. Ushtria ruse bombardon maternitetet, shkatërron infrastrukturën civile dhe qytetet e tëra. Putini dëshiron të tregojë se mund të kryejë vrasje masive haptazi dhe se askush nuk mund të bëjë asgjë për këtë. Ai dëshiron ta hap një humnerë midis së vërtetës dhe drejtësisë, në mënyrë që lidhja midis të dyjave plotësisht të prishet.
Por, pushtimi rus i Ukrainës mund të jetë gjithashtu një pikë kthese: murtaja e mosndëshkimit të Putinit ka filluar të përballet me iniciativa të mëdha dhe të vogla novatore.
Që nga fillimi i luftës, kam punuar me gazetarë dhe avokatë në Project Reckoning, për të ndihmuar në “përshpejtimin” e drejtësisë rreth mizorive. Juristët dhe gazetarët nuk punojnë shpesh së bashku – por, në këtë rast jemi të dy palët në të njëjtën anë. Ekipet e reporterëve ukrainas, të trajnuar për ligjin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut, po i mbledhin provat e mizorive në terren, përmes dëshmive të viktimave. Më pas, bazuar në këto prova e krijojmë kontentin mediatik për “gjykatën e opinionit publik”, ndërkohë që ekipi ligjor i zhvillon çështjet. Zakonisht, rastet e krimeve të luftës vijnë shumë kohë pas përfundimit të konfliktit; në këtë luftë, sidoqoftë, duhet t’i ndërtojmë ato teksa ajo vazhdon.
Por, kur mendojmë për drejtësinë, duhet të shkojmë përtej rasteve të modës së vjetër të krimeve të luftës, ku një gjeneral ose politikan sillej në gjyq. Teksa kjo është padyshim e rëndësishme, ta presësh këtë kjo mund të marrë shumë kohë. Për më tepër, disa nga elita e Putinit janë shumë krenarë për t’u akuzuar për mizori: kjo tregon besnikërinë e tyre ndaj liderit. Duhet të zgjerojmë konceptin tonë se si mund të arrihet drejtësia.
Një nga idetë më novatore, të shpërndara kohët e fundit, vjen nga Ilona Khmeleva e Këshillit të Sigurisë Ekonomike të Ukrainës dhe firmës britanike ligjore McCue Jury. Ata propozojnë një gjykatë të drejtësisë ekonomike. Kjo do të gjykojë se si do të konfiskohen asetet ndërkombëtare të shtetit rus dhe të oligarkëve të tij, dhe të shpërndahen ato te viktimat specifike të agresionit rus.
Do të shtoja gjoba (prej një miliard dollarë) ndaj kompanive dhe ndërmjetësve perëndimore që vazhdojnë të mbështesin makinën luftarake të Putinit, pavarësisht sanksioneve. Një gjykatë e tillë do të jepte kompensim të prekshëm për viktimat dhe do ta minonte sistemin e korruptuar global që Putini ka krijuar, dhe ekzistencën e të cilit e përdor për të dëshmuar se sa e rrënjosur është fuqia e tij. Propaganda e brendshme e Putinit është gjithmonë duke trumbetuar se sa mbështetës ka në mbarë botën: nga Viktor Orbáni në Hungari, te Trumpi në ShBA. Presidenti Joe Biden është përpjekur të na izolojë, vazhdon argumenti, por ai është shumë i dobët dhe të gjithë kanë nevojë për naftën, gazin dhe metalet tona.
Sondazhet në Rusi tregojnë se rusët priren t’i besojnë kujtdo që është në pushtet: e vërteta nuk është vlerë në vetvete, por nëngrup i pushtetit. Siç përfundon një sondazh i fundit nga Instituti Open Minds, rusët priren drejt “besimit se qeveria ka të drejtë, vetëm sepse është qeveri dhe ka pushtet”. Nëse Putini mund të tregojë se është i fuqishëm, përmes mosndëshkimit global dhe fitores në fushën e betejës, atëherë atij “i besohet”. Mundeni atë në fushën e betejës, minoni sistemin e tij në gjykata dhe do të rrëshqasë fuqia e tij për ta përcaktuar realitetin. Nuk është vetëm e vërteta që të çon në drejtësi, është drejtësia që të çon tek e vërteta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdekja e Agon Zejnullahut, pesë policët e dyshuar për përfshirje arrijnë në Gjykatën Themelore në Lipjan

NATO ngrit në ajër aeroplanët luftarakë pas sulmeve intensive ruse në Ukrainë

Trump tha se kërcënoi të bombardonte Moskën nëse Putin sulmonte Ukrainën, tregojnë kasetat e mbledhjes së fondeve të vitit 2024

Zbulohet arsyeja e sëmurjes së Mbappes dhe humbja e gjashtë kilogramëve

Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Luis Diaz pranon transferimin te gjiganti evropian

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë