LAJMI I FUNDIT:

Çfarë ndodh me evakuimet pasi SHBA-ja të largohet nga Afganistani?

Çfarë ndodh me evakuimet pasi SHBA-ja të largohet nga Afganistani?

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha të martën (25 gusht) se plani i tij për të tërhequr afro 6.000 trupa amerikane nga Afganistani është në ritmin e duhur për të përfunduar më 31 gusht.

Megjithatë ecuria e tij është i kushtëzuar nëse talebanët bashkëpunojnë për të lejuar evakuimin e më shumë amerikanëve dhe aleatëve të tyre afganë.

Pas një lufte 20-vjeçare, në muajin prill, Biden njoftoi se do të tërheqë 2.500 trupa amerikane që ishin ende në Afganistan, por u detyrua të dërgojë mijëra të tjerë prapa për të evakuuar personelin amerikanë, pasi Qeveria dhe ushtria afgane e mbështetur nga SHBA-ja u rrëzuan shpejt.


Talebanët morën kontrollin e kryeqytetit afgan, Kabul më 15 gusht, derisa forcat amerikane vazhdonin tërheqjen nga Afganistani.

Nga frika nga talebanët, mijëra afganë ia kanë mësyrë aeroportit të Kabulit për të ikur nga shteti.

Evakuimi kaotik dhe i rrezikshëm nga aeroporti i Kabulit ka nxitur një valë kritikash duke e përballur presidentin Biden me krizën më të madhe që kur mori detyrën në janar, raporton Reuters.

Çfarë mund të ndodhë?

Zyrtarët amerikanë thonë se tërheqja e trupave ushtarake duhet të fillojë jo më vonë se të premten për të përfunduar deri më 31 gusht.

Trupat amerikane në aeroportin e Kabulit përfshijnë marinsat dhe parashutistët.

Derisa forcat amerikane dhe ato aleate po paketojnë pajisjet e tyre për tërheqje, ritmi i evakuimeve të civilëve do të ngadalësohet në mënyrë të pashmangshme.

Këtë javë, brenda një dite u evaukuuan deri në 20.000 persona.

Sa njerëz mund të evakuohen deri në afatin e 31 gushtit?

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se që nga 14 gushti, më shumë se 70.000 njerëz, përfshirë qytetarë amerikanë, personel të NATO -s dhe afganë në rrezik, janë evakuuar nga Kabuli.

Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të evakuojnë çdo qytetar amerikan që dëshiron të largohet, ndërsa zyrtarët amerikanë janë zotuar se do të evakuojnë sa më shumë afganë që janë nën rrezik nga talebanët.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, ka thënë se Departamenti i Mbrojtjes beson se ka aftësinë për të tërhequr deri më 31 gusht të gjithë amerikanët që duan të largohen. Zyrtarët tjerë thonë se 4.000 amerikanë janë evakuuar deri më tani, por ata nuk e dinë sa janë ende në vend, pasi nuk janë regjistruar të gjithë në Ambasadën amerikane.

SHBA-ja gjithashtu ka thënë se do të evakuojë afro 500 ushtarë afganë që kanë ndihmuar në mbrojtjen e aeroportit të Kabulit.

Pavarësisht ritmit aktual të evakuimit në të cilin janë përfshirë dhjetëra aeroplanë ushtarak të SHBA-së dhe nga vendet tjera, mijëra afganë të cilët mund të përballen me hakmarrjen e talebanëve, nuk do të jenë në gjendje të largohen deri në afatin e vendosur nga presidenti Biden.

Çfarë ndodh me ata që mbesin në Afganistan?

Shoqata e Aleatëve të Luftës, një organizatë për refugjatët, vlerëson se 250.000 afganë duhet të evakuohen. Në këtë grup bëjnë pjesë përkthyes, shoferë dhe punëtorë tjerë që kanë ndihmuar forcat amerikane.

Që nga muaji korrik janë evakuuar vetëm 62.000.

Në anën tjetër Departamenti i Shtetit thotë se ka për qëllim të ndihmojë afganët në rrezik të largohen edhe pas tërheqjes së trupave dhe se Uashingtoni do të bëjë presion mbi talebanët për të ofruar mundësuar largimin e tyre.

“Angazhimi ynë për afganët që janë në rrezik nuk përfundon pasi merr fund misioni ushtarak”, tha të hënën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.

“Ne do t’i mbajmë përgjegjës talebanët për këtë, gjithashtu edhe pjesa tjetër e botës do ta bëjë këtë, në mënyrë që individët të cilët kërkojnë të largohen nga Afganistani të kenë një mundësi për ta bërë këtë”, tha ai.

Cila do të jetë fuqia amerikane?

Pas marrjes nën kontroll të Afganistanit nga ana e talebanëve, një nga pyetjet më të mëdha me të cilat përballet administrata e presidentit Biden, por edhe qeveritë tjera në botë, është nëse do të njohin qeverinë që pritet ta formojnë talebanët.

Kjo çështje është shumë e rëndësishme pasi nga ajo do të varej nëse talebanët do të kenë qasje në ndihmën e huaj të cilën e gëzonin qeveritë e mëparshme afgane.

Një marrëveshje e vitit 2020 e nënshkruar nga administrata e presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump thotë shprehimisht se talebanët “nuk njihen nga Shtetet e Bashkuara”, por tashmë ka shenja që Uashingtoni do të duhet të flasë me grupin militant islamik për disa çështje, të tilla si lufta kundër terrorizmit.

Shefi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në SHBA, CIA, William Burns, ka takuar liderin taleban, Abdul Ghani Baradar në Kabul të hënën që shënon takimin e nivelit më të lartë që kur grupi militant mori kontrollin e Kabulit më 15 gusht.

Zyrtarët amerikanë thonë se gjatë gjithë procesit të evakuimit komandantët amerikanë kanë qenë në kontakt me zyrtarët talebanë.

SHBA-ja thotë se talebanët kundërshtojnë grupet terroriste siç është Shteti Islamik.

A mund të ketë krizë humanitare?

Një krizë humanitare duket në horizont dhe Shtetet e Bashkuara, aleatët e saj dhe Kombet e Bashkuara do të duhet të vendosin se si të merren me të.

Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se më shumë se 18 milionë njerëz – mbi gjysma e popullsisë së Afganistanit – kanë nevojë për ndihmë dhe se gjysma e të gjithë fëmijëve afganë nën moshën pesë vjeç tashmë vuajnë nga kequshqyerja.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se Afganistani ka furnizime të mjaftueshme vetëm për një javë pasi dërgesat u bllokuan nga kufizimet në aeroportin e Kabulit. OBSH-ja gjithashtu është e shqetësuar se trazirat do të shtojnë numrin e të infektuarve me coronavirus.

Talebanët e kanë siguruar OKB-në se edhe nën sundimin e tyre mund të vazhdojë punën humanitare, por organizata botërore këmbëngulë për të drejtat e grave dhe qasjen në të gjitha zonat e civilëve. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori