Isuf Statovci është fermer nga fshati Rufc i ri i Lipjanit. Ai ka rreth 40 krerë lopë, dhi dhe dele.
Përpos për prodhimin e produkteve nga qumështi, Isufi rrit bagëti edhe për shitje të mishit.
Por, viteve të fundit, Isufi thotë se fermerëve si ai u ka rënë dukshëm shitja, si pasojë e çmimit të ulët dhe sasisë së madhe të mishit që importohet.
“Problemi është te blerësi, sepse blerësi po shikon (të blejë) lirë, do të thotë aty është problemi. Sa të duash i thua [konsumatorit] ‘bio’, se natyral është, i kullosës viçi, do me thëmë në fushë është, siç po e shihni vetë edhe ju. Cilësia e mirë me cilësinë e dobët njëjtë shikohen, do të thotë si cilësia e mirë, si ajo e keqe, i njëjti çmim. Nuk është sikur ky vendor dhe sikur ai i importit, nuk është. Ky është natyral”, thotë Statovci.
Krahas kërkesës që ka në treg, Kosova prodhon sasi të vogël të mishit dhe produkteve të tij. Sasia më e madhe e mishit importohet nga vende të ndryshme të botës.
Në vit, Kosova importon më shumë se 45 milionë ton mish, sasia më e madhe e të cilit është mish gjedhi, lloje të ndryshme të mishit të pulës dhe të derrit.
Mishi i importuar kalon nëpër kontrolle të shumta derisa arrin te konsumatori.
Sasia më e madhe e mishit importohet nga shteti i Brazilit, gjithsej 18 milionë kilogramë mish. Në vend të dytë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej nga Kosova importon rreth 7 milionë e gjysmë kilogramë mish, ndërsa nga Mbretëria e Bashkuar importohen rreth 4.5 milionë kilogramë mish. Nga Polonia importohen më shumë se 3 milionë kilogramë, ndërsa nga Gjermania pak më shumë se 2 milionë kilogramë mish.
Gazmend Brestovci që është inspektor veterinar, thotë se çdo sasi që importohet në Kosovë, në rast se ka dyshime për cilësinë, ai mish apo produkt asgjësohet.
“Detyra jonë është kjo, për të qenë një mall më i sigurt dhe për këtë, ne, çdo ngarkesë e kontrollojmë, duke filluar nga dokumentacioni, identiteti dhe kontrollet fizike, së fundi edhe analiza laboratorike, gjithherë që të kemi siguri, malli të jetë i sigurt”, thotë Brestovci.
Përkundër kontrolleve të shumta që bëhen nga institucionet, gjatë vitit në tregun e Kosovës vazhdimisht janë identifikuar produkte dhe mish i prishur.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi thotë se vetëm këtë vit janë asgjësuar rreth 120 ton mish i prishur dhe produkte me origjinë shtazore.
“Brenda këtij viti ne kemi afërsisht 120 ton produkte të asgjësuara me origjinë shtazore, ku përfshihet mishi dhe produktet e mishit dhe qumështi dhe produktet e qumështit. Arsyet e asgjësimit janë të ndryshme, kur hasën gjatë kontrolleve zyrtare nga ana e inspektorëve veterinarë, kemi raste kur kemi ankesë nga ana e konsumatorëve apo çfarëdo pale që neve na paraqet ndonjë dyshim të bazuar dhe paraqet fakte. Ne menjëherë i marrim masat dhe intervenojmë në rast”, tha Thaçi në një bisedë për Radio Evropa e Lirë.
Qytetarët nuk ndihen shumë të sigurt sa u takon produkteve të mishit si dhe frikësohen për cilësinë që ka mishi që shitet nëpër dyqane të ndryshme.
Nafie Salihu nga Prishtina thotë se është tmerruar nga lajmet për sasinë e madhe të mishit që asgjësohet për shkak të prishjes së tij.
“Shumë frikësohemi, shumë. Kurrë nuk blejmë, vetëm prej Kosovës kam dëshirë, sërish ndryshe sado-kudo e njohim vendin tonë. Më shumë këto mishrat e Kosovës i përdorim”, tha Salihu.
Njëjtë si Nafija edhe Nexhmije Krasniqi thotë se ka të vështirë që tu besojë dyqaneve që shesin mish dhe produkte të mishit.
Nexhmija thotë se më së shumti frikësohet që t’i blejë mishrat e importit.
“Aspak nuk ndihem e sigurt, sepse në Kosovë vijnë mishrat nga gjithkah, rrjedhin prej gjithkah”, thotë Krasniqi.
Sektori i prodhimit dhe përpunimit të mishit në Kosovë ka shënuar rritje viteve të fundit por pavarësisht kësaj ky sektor nuk arrin që të përmbushë kërkesën në treg.
Prej vitesh, Ministria e Bujqësisë në Kosovë aplikon skema të subvencionimit për fermerë që merren me rritjen e gjedheve dhe prodhimin e produkteve bujqësore.
Këto skema janë kritikuar nga fermerët vazhdimisht për shkak se siç thonë ata, subvencionet janë të ulëta dhe nuk i’u sigurojnë atyre qëndrueshmëri si dhe rritje të prodhimit. /REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës