LAJMI I FUNDIT:

Çfarë mbillet në tetor: Pesë bimë të cilat duhet t’i ketë çdo kopsht

Çfarë mbillet në tetor: Pesë bimë të cilat duhet t’i ketë çdo kopsht

Mbjelljet e vjeshtës janë një kënaqësi për kopshtarët. Nuk thuhet kot – kush mbjell kopshtin, ai beson të nesërmen!

Qe se çfarë do të dëshironte çdo kopshtar të mbjellë në vjeshtë apo të mbjellë në kopsht, transmeton Telegrafi.


Hudhra

Afati optimal i mbjelljes së hudhrës është pjesa e dytë e tetorit. Meqenëse fara e hudhrës është e ndjeshme ndaj sëmundjeve, ekspertët rekomandojnë që për mbjellje të përdoret ekskluzivisht materiali i certifikuar. Hudhra do tokë pjellore, të shkriftë dhe me mjaft lagështi.

Gjithashtu, është me rëndësi të dihet që më së miri rritet pas patateve, lakrave, karotave, kungulleshave, sallatave dhe kastravecëve.

Qepa

Qepa në vjeshtë mund të mbillet nga rasati dhe arpaxhiku. Nga rasati mbillen në fillim të tetorit, kur ai i ka 3-4 fletë. Për kultivuar qepë të reja në pranverë, mbjellja e arpaxhikut mund të bëhet edhe në tetor.

Bizelja

Periudha më e përshtatshme për mbjelljen e bizeles është mesi i tetorit, përkatësisht gjysma e dytë e tetorit. Për mbjellje në këtë periudhë duhet zgjedhur llojet të cilat kanë periudhë vegjetacioni të vonuar, sepse kështu nuk do të dëmtohen bimët.

Majdanozi

Rezultate më të mira jep majdanozi nëse mbillet nga fidanët, ndërkaq koha ideale është ta mbillni në tokë në tetor apo në nëntor. Në fushë të hapur, majdanozi kultivohet për shkak të rrënjëve, ndërkaq në fushë të mbyllur për shkak të fletëve.

Majdanozi është bimë shumë rezistuese dhe mund të përballojë ngricat dhe temperaturat madje deri në minus 20 gradë. Kultivimi i majdanozit në kopsht është zgjedhja më e mirë për ditët e vjeshtës.

Tetori është koha e duhur që të mbillen edhe lulet e vjeshtës. Ekzistojnë shumë lloje lulesh të cilat mund të mbillen në vjeshtë, por të cilat do të lulëzojnë herët në pranverë.

Bimët me zhardhok

Mund të mbillen në tetor siç janë zymbyli, narcisi, tulipanët, lulebora dhe anemona. Ato mund të rriten në saksi, në lehe me lule sezoni, nën dru, apo në livadhe.

Bimët me zhardhok kanë organe nëntokësore të cilat ia mundësojnë të mbijetojnë në kushte të ndryshme të motit, sepse u shërbejnë si depo për ushqim.

Dheu është i nevojshëm të jetë i shkriftë dhe i rrallë dhe është e domosdoshme të eliminohen të gjitha barishtet e këqija. /Telegrafi/