Tifozët kanë reaguar ndaj një videoje të Lionel Messit duke qeshur pasi shoku i tij i skuadrës në Inter Miami, Robert Taylor humbi një penallti.

Incidenti ndodhi në barazimin pa gola me Vissel Kobe në Tokio të mërkurën (7 shkurt). Messi hyri në pjesën e dytë në ndeshje, por nuk mundi të ndikojë pasi përballja, edhe pse miqësore, shkoi në penallti.


Skuadra e Tata Martinos humbi 4-3, me Messin që u kap duke qeshur me shokët e skuadrës pasi mesfushori Taylor humbi një penallti. Tifozët, duke mos marrë parasysh mjedisin e relaksuar të një miqësore, kritikuan argjentinasin për mungesën e lidershipit.

"Lionel Messi, kapiteni i Inter Miami duke qeshur me shokun e tij të skuadrës që humbi një penallti. Çfarë lideri i neveritshëm," shkroi njëri në Twitter.

Një tjetër me sa duket shkoi paksa larg, duke postuar në Twitter: "Kontrata e tij duhet të ndërpritet sa më shpejt". /Telegrafi/

https://twitter.com/NK__CR7/status/1755207519239073915?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1755207519239073915%7Ctwgr%5E4bba0e2820a909cc00438aa08f947f819c54a8f4%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportskeeda.com%2Ffootball%2Fnews-what-disgusting-leader-fans-react-video-lionel-messi-laughing-inter-miami-star-s-penalty-miss-goes-viral

telegrafi sport app