LAJMI I FUNDIT:

Çfarë kërkoi dje Çavkov në referendumin e organizuar nga Plenumi Studentor? (Video)

Çfarë kërkoi dje Çavkov në referendumin e organizuar nga Plenumi Studentor? (Video)

Pjesëmarrja masive e papritur – kështu e vlerësuan referendumin e djeshëm anëtarët e Plenumit Studentor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Referendumi i organizuar nga Plenumi Studentor që përfundoi në ora 17.00, ku studentët patën mundësi që jozyrtarisht të deklarojnë nëse Parlamenti Studentor i UKM-së të jetë pjesë e Universitetit ose të mbetet organizatë joqeveritare.


“Ne shpresojmë se senatorët do të njohin vullnetin e studentëve dhe se vendimi që duhet të sillet nga përfaqësues të studentëve do ta miratojnë në bazë të nxënësve”, tha Bojan Efremov i Plenumit Studentor.

Referendumi kaloi qetë dhe pa incidente. Por papritur për arsye të panjohura në Fakultetin Juridik është shfaqur ndihmës ministri PB-së, Mitko Çavkov. Anëtarët e plenumit studentor shfrytëzuan mundësinë për të pyetur Çavkov në komandën e cilës polici speciale ka dëbuar studentët gjatë zgjedhjeve studentore.

Pse Çavkov dje vizitoi Fakultetin dhe nëse ajo është e lidhur me referendumin e studentëve, ende asnjë përgjigje nga MPB.

Vetë studentët edhe më tej kërkuan kontroll më të madh të sesi funksionon PSUKM. Poashtu kishte edhe studentë të cilët nuk votuan në referendum. /Telegrafi/