LAJMI I FUNDIT:

Çfarë ka me qenë vendimi i GjND-së për Kosovën?

GjND-ja ka me nxjerrë një vendim që, përveçse ka me përmbajtë mjaft ambiguitete, ka me qenë edhe i balancuar, e kjo nënkupton se vendimi i GjND-së ka me qenë në anën e Sërbisë.

Kuvendi i Kosovës e ka shpallë shtetin e pavarur dhe sovran në pajtueshmëri të plotë me Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, të hartuar nga i Dërguari Special i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari. Deklarata për Pavarësinë e Kosovës e ka mirëprit mbështetjen e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare, të kanalizuar nëpërmjet pranive ndërkombëtare në Kosovë, për t’i zbatuar përgjegjësitë që i ngarkohen me:
a). Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, e cila e garanton sovranitetin e RFJ-së, tash të Sërbisë, përmbi Kosovën, dhe
b). Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës.
Kosova është njohur si shtet i pavarur nga shumica e vendeve më të zhvilluara të botës.


Pak muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Republika e Serbisë i ka kërkuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ta shqyrtonte kërkesën për një opinion këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) mbi atë se a është shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar Rezolutën 63/3 me të cilën i ka kërkuar GjND-së opinion këshillëdhënës për pyetjen e formuluar kësisoj:
"A është shpallja e njëanshme e pavarësisë nga Institucionet e Përkohshme Vetëqeverisëse të Kosovës (IPVQ) në përputhje me të drejtën ndërkombëtare"?

Pas miratimit të kësaj Rezolute, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, i ka dërguar GjND-së dosjen për Kosovën, e cila përfshin mijëra faqe dokumente që kanë të bëjnë me Kosovën: materiale lidhur me kërkesën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për opinionin këshillëdhënës; materiale që lidhen me vendosjen e administratës ndërkombëtare (rezoluta e raporte të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, raporte e rregullore të UNMIK-ut, raporte të KFOR-it, marrëveshje ndërkombëtare të nënshkruara nga UNMIK-u në emër të Kosovës, dokumente që kanë të bëjnë me statusin e ardhshëm të Kosovës…); materiale mbi çështje të përgjithshme të të drejtës ndërkombëtare në lidhje me kërkesën për opinionin këshillëdhënës (dokumente universale e regjionale të të drejtës ndërkombëtare, rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme dhe dokumente që kanë të bëjnë me procesin e shpërbërjes së RSFJ-së).

Nëpër të gjitha këto dokumente figurojnë elemente të favorshme për Serbinë – për të cilat ekipi i ekspertëve të Kosovës nuk ka mundur të ofrojë kundërargumente të forta – ndër më të rëndësishmet e të cilave është Rezoluta 1244 e KS të OKB-së. Në pjesën hyrëse dhe në anekse, kjo Rezolutë riafirmon përkushtimin për sovranitetin dhe integritetin territorial të RFJ-së. Në pjesën kryesore ajo parasheh një administrim të përkohshëm për Kosovën, të krijuar nga prania civile ndërkombëtare, kur populli i Kosovës mund të gëzojë autonomi substanciale në kuadër të RFJ-së, duke marrë parasysh Marrëveshjen e Rambujesë, e cila sipas kësaj Rezolute ka me u marrë për bazë edhe për përcaktimin e statusit të ardhshëm të Kosovës, status ky që do të dizajnohet në një proces politik të lehtësuar nga prania civile ndërkombëtare.

Është me rëndësi të thuhet se e ashtuquajtura "Marrëveshja e Rambujesë" ka qenë e ndarë në pjesën politike dhe ushtarake; kjo e fundit ka pasë qenë e papranueshme për Serbinë. Në Kosovë është krijuar një bindje se edhe Serbia ishte pajtuar edhe me pjesën politike të këtij dokumenti dhe argumenti që kryesisht është përdorë është segmenti që flet për përcaktimin e statusit të ardhshëm Kosovës. Ç’është e vërteta, në të thuhet se statusi do të përcaktohet "në bazë të vullnetit të popullit", por pa specifikuar në bazë të cilit popull dhe, për më shumë, shi në të njëjtën fjali, bashkë me togfjalëshin "vullnetit të popullit" është shtuar edhe mbështetja në Aktin Final të Helsinkit, në mendimin e autoriteteve relevante dhe në marrjen parasysh të propozimeve nga cilado palë për masat shtesë.

Një pjesë e vogël, por shumë e veçantë, e dokumenteve që Ban Ki Moon i ka dërguar GjND-së ka të bëjë edhe me veprimet më të rëndësishme, të ndërmarra nga institucionet e Kosovës që prej themelimit. Posaçërisht vlen të përmenden dokumentet që kanë të bëjnë me përpjekjet e IPVQ-ve gjatë vitit 2002-2003 për m’e shpallë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, si dhe dokumentet që përmbajnë reagimet e PSSP-së, Micheal Stiener, dhe të zëvendësit të tij, Charles H Brayshow. Në letrat që Steiner dhe Brayshoë ia patën dërguar Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, potencohet se shpallja e pavarësisë së Kosovës nga IPVQ-të do të ishte shkelje e Kornizës Kushtetuese, përkatësisht e Rregullores së UNMIK-ut 2001/15 dhe të Rezolutës 1244 të KS të OKB-së. Në letrat e tyre thuhet edhe se statusi i Kosovës ka me u vendosë nga Këshilli i Sigurimit dhe se çdo deklaratë e njëanshme e çfarëdo forme që nuk do të pranohet nga KS i OKB-së, nuk ka efekt në statusin e ardhshëm të Kosovës.

Në këtë grumbull dokumentesh ka edhe elemente favorizuese për Kosovën, por ato lidhen kryesisht me dhunën e ushtruar nga forcat e Serbisë/RFJ-së gjatë periudhës 1998-1999, që është argumentuar shkëlqyeshëm, si në deklaratat me shkrim, ashtu edhe në ato me gojë, të bëra nga Delegacioni i Kosovës që e mbrojti shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës në GjND. Siç dihet, përveç dokumenteve të përmendura më sipër, GjND-ja duhet t’i shqyrtojë edhe deklaratat me shkrim e me gojë të bëra nga shtetet që kanë dëshmuar për dhe kundër në këtë proces. Nuk ka asnjë dilemë se GjND-ja në vendimin e saj, i cili nuk ka me qenë i prerë, do të ketë në konsideratë elemente favorizuese për Sërbinë, po edhe për Kosovën.

Me pak fjalë, GjND-ja ka me nxjerrë një vendim që, përveçse ka me përmbajtë mjaft ambiguitete, ka me qenë edhe i balancuar, e kjo nënkupton se vendimi i GjND-së ka me qenë në anën e Serbisë. I njëjtë ka qenë vendimi i GjND-së për rastin Bosnjë e Hercegovina kundër Serbisë, i cili thotë se nuk ka pasë gjenocid në Bosnjë e Hercegovinë, por vetëm në Srebrenicë, dhe Serbia është përgjegjëse që nuk e ka ndalë gjenocidin, pra nuk është shkaktare e gjenocidit. Kur verdikti për konfliktin mes agresorit dhe viktimës është neutral, ai në të vërtetë është në anën e agresorit. Natyrisht, vendimi i GjND-së nuk ka me qenë juridikisht obligues, por ka me pasë peshë të madhe morale dhe ka me qenë i rëndësishëm politikisht, pikërisht siç kanë qenë të rëndësishme Mendimet e Komisionit Badinter për ish-Jugosllavinë, të cilat gjithashtu nuk kanë qenë juridikisht obliguese. Prandaj, ashtu siç po synon Sërbia, pas shqiptimit të vendimit, kemi me u ulë në tavolinën e negociatave të reja.

Në trend

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Ndërkombëtare
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Kalo në kategori