Antigjenet janë pikërisht shkaktarët e përgjigjes së imunitetit tonë, e gjithë ajo që aktivizon mekanizmin tonë mbrojtës
Ato janë pikërisht molekulat të cilat gjenden si pjesë bakteresh, virusesh, parazitësh, alergjenësh dhe të cilat organizmi ynë i identifikon si sulmues.
Si përgjigje ndaj sulmit, një ndër reaksionet e imunitetit tonë është edhe krijimi i antitrupave të cilët lidhin ato antigjene (sulmuese) dhe në atë mënyrë i neutralizojnë, transmeton Telegrafi.
Ekzistojnë disa klasë antitrupash, ato janë: IgM, IgG, IgA, IgE dhe IgG. Prandaj, kur dyshojmë që fjala është për ndonjë infeksion të caktuar, mund kërkojmë edhe zbulimin të antitrupave.
Ata janë faktorë në serumin e strukturës proteinike, të cilët luftojnë kundër sëmundjes. Ata paraqesin komponentin aktiv të sistemit tonë imunitar të fituar dhe të imunitetit.
Çfarë janë antitrupat IgM?
Antitrupat IgM krijohen kur organizmi ynë për herë të parë përballet me ndonjë sulmues të ri.
Ata në të vërtetë janë treguesit e fazës akute të sëmundjes.
Çfarë janë antitrupat IgG?
IgG-të janë më të përhapurit në organizmin tonë.
Ata shfaqen si pasojë e infeksionit i cili kalon apo ka kaluar, më saktësisht atë moment kur koncentrimi i antitrupave IgM fillon të bjerë, fillon krijimi i IgG-ve.
Këta antitrupa janë lloj i përgatitjes së organizmit tonë për sulmin e sërishëm të atij infeksioni dhe për eliminimin e tij.
Zbulimi i tyre në laborator do të thotë që infeksioni dikur ka ekzistuar dhe që organizmi ynë tashmë ka luftuar me të.
Gjithashtu ato të vetmet kalojnë nëpër placentë.
Çfarë janë antitrupat IgE?
IgE-të më së shumti gjenden në sekrecionin e traktit respirator dhe gastrointestinal.
Koncetrimi i tyre i rritur gjendet në reaksione alergjike, në dermatitinatopik dhe në astmë, por edhe në infeksionet parazitare kudo që mund të kenë rol kyç.
Çfarë janë antitrupat IgA?
IgA-të gjenden, në rend të parë, në gjëndrat pështymore, lot, në mukozë dhe në traktin respirator, gastrointestinal dhe gjenito-urinar, si edhe në kolostrum ku sigurojnë linjën e parë, domethënë mbrojtjen më të hershme nga bakteret dhe viruset.
Ekzistojnë dy lloje, IgA-ja sekretore të cilën e tajit mukoza e traktit respirator dhe gastrointestinal dhe është e pranishme në kombinim me komponentët sekretore, si edhe IgA-ja e serumit, e cila nuk përmban komponentë sekretore.
Çfarë janë antitrupat IgD?
Antitrupat IgD gjenden në koncentrim shumë të ulët dhe gjenden, midis tjerash, në disa qeliza të sistemit imunitar ku supozohet që marrin pjesë në zhvillimin e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës