LAJMI I FUNDIT:

Çfarë hanë pilotët gjatë fluturimit?

Çfarë hanë pilotët gjatë fluturimit?

Të gjithë e dimë që ushqimi në aeroplanë nuk është edhe aq i shijshëm, mirëpo rrallëkush pyet a është mu ai ushqimi i njëjtë me atë të cilin e hanë edhe pilotët?

Mediet britanike theksojnë deklaratën e një piloti i cili ka dashur të mbetet anonim dhe i cili zbulon ekskluzivisht se çfarë ai dhe kolegët e tij hanë gjatë pilotimit, transmeton Telegrafi.


Kur është fjala për ushqimin e pilotëve, aplikohen masa të caktuara sigurie, prandaj pilotët kanë meny tjetër, e cila për nga cilësia është e njëjtë si edhe ushqimi i cili shërbehet në klasën ekonomike.

“Hamë ushqim tjetër në mënyrë që të pengojmë që në raste të problemeve të mos paaftësohemi të pilotojmë aeroplanin”, ka thënë ai.

Megjithatë, ky nuk është i vetmi dallim.

Piloti dhe bashkëpiloti duhet patjetër të hanë ushqim tjetër, sepse nëse ndonjëri do të helmohej me ushqim, tjetri ende do të mund të drejtojë aeroplanin.

Disa pilotë gjithashtu marrin ushqimin me vete dhe me atë rast nuk ekzistojnë masa të posaçme sigurie. /Telegrafi/