LAJMI I FUNDIT:

Çfarë guximi! Gruaja rrezikon jetën për të shpëtuar një koala nga zjarret në Australi

Çfarë guximi! Gruaja rrezikon jetën për të shpëtuar një koala nga zjarret në Australi

Një australiane rrezikoi jetën për të shpëtuar nga zjarri disa koala në New South Wales të Australisë, të martën.

Sipas një përshkrimi të një videoje të publikuar nga Zëri i Amerikës, zjarret që kanë përfshirë bregun perëndimor të Australisë kanë djegur rreth një milion hektarë toke pune, shkurre, dhe pemë.


Siç është bërë e ditur tutje, zjarri i shkaktuar nga thatësira që ka përfshirë këtë zonë, u përhap me shpejtësi nga erërat e forta.

Mediat kanë raportuar se zjarrfikësit kanë luftuar me disa vatra zjarri.

Po sipas mediave, gjashtë jetë dhe më shumë se 430 shtëpi janë humbur gjatë dy javëve të fundit, së bashku me 1.6 milion hektarë tokë, më shumë humbje toke sesa gjithë sezonin 1993-1994. /Telegrafi/