LAJMI I FUNDIT:

Çfarë duhet të hani për t’i shmangur dhimbjet para-menstruale?

Çfarë duhet të hani për t’i shmangur dhimbjet para-menstruale?

Ku drejtoheni kur keni një problem shëndetësor si migrena apo dhimbjet menstruale? Drejt te frigoriferi për të marrë një hap? Epo, më mirë t’i drejtoheni kuzhinës…

Çfarë ju konsumoni shpin në kontroll më të mirë të dhimbjeve menstruale, pagjumësisë etj. Ushqimet e duhura i furnizojnë me vlera ushqyese mungesat të cilat ndërlidhen me simptomat, ose veprojnë direkt në to, transmeton Telegrafi.

Ushqimet djathore

Kalciumi është miku juaj! Shumë studime e kanë ndërlidhur nivelin e lartë të kalciumit me dhimbje të pakta të sindromës paramenstruale.

Prandaj, nutricientët e ndryshëm rekomandojnë të konsumoni sasi të mjaftueshme të kalciumit dhe vitaminës D.

Shafrani

Hulumtuesit iranianë kanë zbuluar se gratë të cilat kanë konsumuar shafran, kishin raportuar për më pak dhimbje paramenstruale brenda tri cikleve. Padyshim se për këtë duhen studime më të hollësishme, megjithatë fillimi është interesant.

Alkooli

Nëse veç nuk mund ta lini fare, të paktën zvogëlojeni sasinë e konsumimit sepse alkooli ‘ngatërrohet’ me nivelet e sheqerit në gjak, të cilat veç e keqësojnë mjerimin tuaj mujor. Alkooli i zvogëlon edhe rezervat e vitaminës B – të cilat besohet se janë të përfshira në prodhimin e neurotransmetuesve si serotonina (e cila nevojitet për ta rregulluar disponimin) dhe ka rol të rëndësishëm në shpejtimin e metabolizmit të progesteronit.

Të dy këta faktorë besohet se janë të përfshirë në parandalimin e dhimbjeve paramenstruale. /Telegrafi/