Çfarë bëjnë të famshmet për të parandaluar rrudhat dhe plakjen? Përgjigjen do ta merrni tani
Estetistja e personazheve të famshme tregon ç’fshihet pas lëkurës së tyre
Candace Marino mjeke estetiste e famshme që punon me klientë si Kourtney Kardashian, Miranda Kerr, Grimes dhe shumë të tjerë, tregon sekretet bazë që fshihen pas pamjes “gjithmonë të re” të personazhe të famshëm.
Sipas saj, faktori kryesor është çfarë ne fusim në trupin tonë dhe me shumë rëndësi janë ushqimet shumëngjyrëshe.
“Një dietë e pasur me antioksidantë, vitamina, minerale dhe jeshillëqe, që të lejojnë lëkurën të shkëlqejë fillimisht në brendësi të saj.”
Të preferuarat e saj janë frutat e malit, specat, brokoli, çaji gjelbër, avokadot, peshqit e yndyrshëm dhe çokollata e zezë. Të gjitha këto kanë vitaminat dhe vlerat e nevojshme për lëkurë të pastër dhe me shkëlqim.
View this post on Instagram
“Avokadot na ndihmojnë ta mbajmë lëkurën e hidratuar, të re dhe elestike. Salmoni, e mban të shëndetshme, të hidratuar dhe në jetë. Çokollata e zezë, falë vetive antioksiduese na jep mundësinë e një fytyre që shkëlqen.”
Pra me pak fjalë, çfarë fshihet pas lëkurës së tyre gjithmonë të freskët e të pastër, nuk janë rezultat vetëm i produkteve apo ndërhyrjeve estetike. Është një dietë e pasur ushqimore që duhet shndërruar në stil jete.
Çfarë ushqimesh duhet të shmangim?!
Sheqernat dhe ushqimin e procesuar. Hiqni dorë nga gjithë ushqimet e paketuara që kanë nivel të lartë kripe apo sheqeri.
Sheqeri njihet për dëmin që i bën lëkurës duke dobësuar kolagjenin, gjë që çon në plakjen e saj, kurse kripa e tepërt çon në acarim të lëkurës, dehidratim, skuqje apo pika të zeza. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Udhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Metodat e gjysheve për zbulimin e gjinisë së foshnjës
Këpucë me zgjatime flokësh?! Ndoshta kjo është dukja më e çuditshme e Julia Fox deri më tani
12 mënyra për t’u bërë më tërheqës tërheqëse dhe joshëse në sytë e partnerit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë