LAJMI I FUNDIT:

Çështja ‘Toyota Yaris’, Basha dëshmon para prokurorëve belg

Çështja ‘Toyota Yaris’, Basha dëshmon para prokurorëve belg

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është thirrur në prokurori për të dëshmuar për çështjen e “Toyota Yaris”.

Prokuroria e Krimeve të Rënda, njoftoi zyrtarisht se kanë mbërritur në Tiranë prokurorë belgë, të cilët do të asistojnë në marrjen në pyetje të kryetarit të PD-së, Basha.

“Në vijim të ekzekutimit të letërporosisë së dërguar nga autoritetet belge, përfaqësues të Prokurorisë Federale të Belgjikës kanë mbërritur në Shqipëri me qëllim vijimin e kryerjes së veprimeve proceduriale të kërkuara dhe të lejuara nga autoritetet gjyqësore shqiptare. Këto veprime konsistojnë në marrjen në pyetje të personave të pandehur si dhe marrjen në pyetje të shtetasit Lulzim Basha”, sqaroi prokuroria.


Prokurorët belgë duan të dinë nga lideri i PD-së si u informua ai për sasinë e 3,4 milionë Euro, cili ishte informacioni dhe nga kush e mori këtë informacion.

Edhe zyra e shtypit e PD-së, njoftoi sot se kryetari i PD-së, Basha do të jetë paraqitet te Prokuroria e Krimeve të Rënda për të dëshmuar para prokurorëve belgë për çështjen “Toyota Yaris”. /TCH/