LAJMI I FUNDIT:

Çështja shqiptare përfundon me bashkimin e kombit

Kohëve të fundit u fol shumë për “përfundimin” e mbikëqyrjes se pavarësisë së Republikës se Kosovës nga ana e Brukselit. Në vazhdim mund t´a shohim se a është ky paralajmërim i vërtetë apo një mashtrim i ri optik!

Çelësi për të qenë një popull i lirë, i pavarur dhe sovran është:


drejta në vetëvendosje me tërë segmentet e fatit te vet. Vendi i ynë mund të bëhet shtet i lirë, i pavarur e sovran vetëm: kur e ka Ushtrinë Kombëtare Shqiptare (UKSH) që garanton integritetin e sovranitetin në tërë hapësirën e vet territoriale; kur e ka Kushtetutën të miratuar nga populli në referendum; kur populli mundet me e zgjedh dhe me shkarkua udhëheqjen ne vet; kur e ke emisionin monetar (të parave) dhe ekonominë nacionale të pavarur nga vendet tjera dhe kur mund të udhëheqësh politikën e jashtme në mënyre të pavarur.

Vetëm një vend i cili i plotëson këto kritere elementare mundet të jetë shteti i pavarur dhe i barabartë me shtetet tjera.

Pra, përmbyllja e pavarësisë nuk është farsë vetëm nëse për bazë e ka të drejtën e popullit në vetëvendosje, përmes referendumit për të gjitha kriteret e lartpërmendura.

Kjo do të thotë se nga shtatori i vitit 2012, Republika e Kosovës nuk mundet të hynj në fazën e pavarësisë së plotë, sepse nuk ju ka lejua nga ana e Brukselit që të plotësojë asnjërin nga kriteret elementare për krijimin e shteteve të pavarura e sovrane. Përkundrazi, Brukseli nuk e heq sundimin e vet diktatorial ushtarak-policor dhe civil nga Kosova, pa e sigurua plotësisht që Republika e Kosovës nuk ka me u bë kurrë shtet sovran dhe pa u sigurua qe kurrë të mos lejohet bashkimi me shtetin Amë Shqipërinë.

Vetëm kur Brukseli te sigurohet se në pushtetin afatgjatë e ka instalua agjenturën e vet dhe vetëm kur të krijohet një gjendje lufte e armiqësie mes Shqipërisë e Kosovës, ka mundësi që Brukseli të heq dorë nga sundimi diktatorial në Kosova dhe që sundimin e vet kolonial t´a vazhdojë përmes të marionetave të veta që e zbatojnë me përpikëri Planin (antishqiptar e shkombëtarizues) të Ahtisarit.

Me gjasë, tani ka arritur puna deri aty sa nga ana e BE-së të sigurohet pushteti afatgjatë i marionetave dhe inicimi i konfliktit mes Shqipërisë e Kosovës dhe për këtë arsye tani po flitet mbi “përmbylljen e mbikëqyrjes se pavarësisë”!

Mu tani, BE, përmes të marionetave të veta si Behxhet Pacolli e Mimoza Kusari, e mbron pronarin grek të çimentos ne Hanin e Elezit dhe pamundëson hyrjen e çimentos nga Shqipëria në Kosovë. BE qëndron edhe pas përjashtimit të Emin Gërbeshit i cili e inicioi këtë çështje. Shih lojërat e ndyra rreth vazhdimit ilegal mandatit të presidentes të emëruar me dhunë nga diplomacia e huaj, që është po në këtë funksion. Mos të harrojmë se përmes marionetave të BE-së të tipit si Pacolli e Kusari, në Tirane u pamundësua plasimi i prodhimeve bujqësore të Kosovës, ndërsa për prodhimet greke nuk pat pengesa në Tiranë. Pra, konflikti mes Tiranës e Prishtinës është programuar në Bruksel! Kjo është politika kolonialiste e BE-së!

BE e di mirë se vëllezërit që nuk sillen mes veti vëllazërisht, bëhen armiq! Prandaj, duhet kuptuar se pas këtij skenari qëndron qëllimi i Brukselit që mes Kosovës dhe Shqipërisë të nxitet një lufte e armiqësi si mes dy Koreve. Kur të hyn Shqipëria dhe Kosova në lufte mes veti, BE u shet armatim dy palëve.

Gati të gjitha luftërat mes shteteve myslimane janë nxitur përmes të agjentëve të rekrutuar gjatë studimeve në vendet e BE-së. Kështu është zgjeruar tregu i shitjes se prodhimeve të BE-së., që nga armatimi e deri te veshmbathja.

Kur e kemi fjalën te vendet myslimane, mu pse Athina e Beogradi e kanë bindur Brukselin se shqiptaret janë myslimanë, BE edhe nuk po i lë shqiptaret të krijojnë shtetin e vet të bashkuar, të pavarur e sovran , por i lë të ndarë në gjashtë shtete.

Aristrokacia e Evropës ka harruar se në të kaluarën shqiptarët janë lënë nga mbretëritë e Evropës në mëshirën e Perandorisë turke dhe se ata – jo pse iu binden islamit – për të shpëtuar ekzistencën biologjike u konvertuan në islam.

Edhe pse feja e shqiptarit nuk është as islami as krishterimi, por feja e shqiptarit është shqiptaria, përsëri, aristokracia evropiane i detyroi shqiptarët të përdorin islamin nën mbretninë serbe dhe marksizmin nën diktaturën e Titos si barrikada për të mbrojtur kombin e vet nga shkombëtarizimi e asimilimi nga republikat sllave të ish Jugosllavisë.

Pra, nëse shqiptarëve ju rrezikohet ekzistenca biologjike si komb, nuk është çudi që përsëri të përdorin islamin, marksizmin apo ndonjë ideologji tjetër për mbrojtjen e kombit të vet nga rreziqet aktuale të degradimit e dekadencës e degjenerimit kulturor e morale që erdhi te ne me BE-në pas vitit 1999.

Me ketë desha të bëjë me dije se shqiptaret kurrë nuk e kanë vënë popullin e vet në shërbim të verbër as të islamit, as të krishterimit dhe as në shërbim të verbër marksizmit, por këto ideologji i ka përdorur si mjete për mbrojtje të ekzistencës biologjike të kombit te vet. Ideologjitë e huaj nuk ishin kurrë qellim, por gjithmonë ishin vetëm mjet për mbrojtje të kombit.

Serish Atdheu dhe kombi i ynë tani ballafaqohet me ketë rrezik të ri dhe ai duhet të gjejë mënyrën për mbrojtjen ekzistencës se vet nga asimilimi e zhdukja si komb. Në këtë gjendje amorale ka qenë populli i Iranit në kohën e sundimit të Sheh Reza Pahallavit, kur Irani ka qenë vend i njohur për turizëm erotik, për kodoshët e horrat pasanikë nga vendet e Evropës.

Tani, vendi i ynë po behet vend i njohur për turizëm erotik për kodoshët e horrat nga vendet e BE-së. Vendi ynë i copëtuar ne gjashtë shtete, është bërë Eldorado për shpëlarjen e parave të ndyra dhe për pasurimin e paligjshëm. Ku ka para të mëdha të fituara pa djersë dhe femra të detyruara ta shesin moralin e vet, aty grumbullohen te gjithë kriminelët e Evropës. Kjo është edhe arsyeja pse BE nuk lejoi shpalljen e pavarësisë te Republikës së Kosovës qe 13 vjet, dhe as qe ka me lejua që Republika e Kosovës të pavarësohet edhe 300 vjet tjera.

Pra, Republikës së Kosovës nuk po i ndërpritet mbikëqyrja e pavarësisë, por ajo po e ndryshon emrin me “integrime” nën sundimin e BE-së përgjithmonë! Por, përgjithmonë nuk ka mundur të qëndrojë as Perandoria Osmane, as perandoria e ish Bashkimit Sovjetik, e ajo e jugosllavëve. Andaj, përgjithmonë nuk mundet të qëndroi as Perandoria Globaliste e Bashkimit Evropian!

Është traditë te shqiptarët që kur të lindë një fëmijë të thuhet urata: “Ishalla i ngjan kohës…”! E kam vra mendjen për ta kuptuar domethënien e kësaj urate dhe kam ardhur në përfundim se janë disa fëmijë që nuk i ngjajnë kohës.

Ata ndahen në ata që lindin mbrapa kohës dhe ata vuajnë, sepse merren nëpër këmbë nga moshatarët e vet. Por, ata që lindin mbrapa kohës kurrë nuk bëhen pengesë për ecjen e shoqërisë përpara.

Disa që lindin para kohës dhe që nuk i ngjajnë kohës, ata duan ta ndryshojnë botën ku kanë lindur për të mirë. Ata vuajnë edhe më shumë, sepse bashkëmoshataret e tyre i kuptojnë me shumë vonesë vizionet e tyre. Jetojnë më keq ata që lindin mbrapa kohës, por nuk kanë vuajtje shpirtërore shumë. Ndërsa, ata qe kanë lindur para kohe kanë vuajtje shpirtërore, sepse me vizionin e tyre i shohin fatkeqësitë dhe nuk munden t’i ndalin. I shohin zgjedhjet për situatat e vështira dhe nuk kanë përkrahje e tjerëve për realizimin e tyre.

Jetojnë me së miri ata që i ngjajnë kohës. Por, kohët mund të jenë ndonjëherë shumë të këqija. Mirëpo, përderisa ata për vete jetojnë mirë, nuk bëjnë asgjë për ndryshimin e kohës së keqe. Meqë nuk duan ta prishin qetësin e vet, nuk dëshirojnë të ndryshojnë rrjedhat e historisë!

Prandaj, uroj që për vendin tim të lindin sa me shumë njerëz e që lindin para kohe. Edhe pse ata vet nuk jetojnë mirë, me veprat e veta i sjellin shumë përparime kombit dhe Atdheut të vet!

Vetëm ata i ndryshojnë rrjedhat e historisë!

Me ketë desha të them se Kombi dhe Atdheu u ynë ka nevojë për njerëz që nuk u ngjan kohës dhe nuk pajtohen me te! Dhe qe i prijnë vendit drejt bashkimit kombëtar, sepse pa bashkim kombëtar mes shqiptarëvem nuk ka as bashkim te Shqipërisë. Pa bashkim të Shqipërisë nuk ka as liri, as pavarësi dhe as sovranitet kombëtar. Sa bukur që tinglloj vargjet poetike: “…Nuk ka fe as nuk ka parti që përçanë shqiptarinë…” , apo “… thuaja rini këngës që të vlon në gji, thuaja asaj kënge që bashkon Shqipërinë…”!