LAJMI I FUNDIT:

Çështja e targave dhe dokumenteve, Vuçiq: Besoj se mund të arrijmë në zgjidhje kompromisi

Çështja e targave dhe dokumenteve, Vuçiq: Besoj se mund të arrijmë në zgjidhje kompromisi

Gjatë kësaj jave për vizitë në Prishtinë, dhe më pas në Beograd ishin dy emisarët, ai i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Esobar.

Vizita e tyre ishte në përpjekje për të gjetur zgjidhje dhe shtensionuar situatën në veri, kur pritet nga 1 shtatori Qeveria e Kosovës të zbatojë reciprocitetin në çështjen e targave dhe dokumenteve.

E Lajçak dhe Escobar të enjten kanë takuar në Beograd presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, fillimisht rreth orës 17:00 dhe më pas janë takuar edhe pas orës 22:00.


E sot lidhur me këtë takim ka shkruar edhe i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak i cili tha se shpreson se janë në rrugën e duhur, e pas këtyre takimeve ka folur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili shpreson se në një zgjidhje kompromisi me Kosovën për çështjen e targave dhe dokumenteve.

“Do të vazhdojmë bisedimet. Besoj se në ditët në vazhdim ne do të mund të arrijmë një zgjidhje kompromisi… të paktën për një pjesë të vogël”, është shprehur Vuçiq.

Ndryshe, kryeministri i vendit, Albin Kurti ditë më parë ka deklaruar se nuk do të ketë shtyrje të zbatimit të reciprocitetit për targat dhe dokumentet.

Ai ka thënë se ka përfunduar dialogu asimetrik dhe se RKS janë tabelat e Kosovës, ndërkaq, opsionet për prodhimin e targave neutrale për vetveten nuk vijnë në konsiderim.

“Dialogu asimetrik kur Kosova më parë temë sesa palë, nuk ngjan më në Bruksel. Ky është dallim tektonik, për të mirë… Opsionet kur Kosova duhet që të prodhojë targa neutrale për vetveten nuk vijnë në konsiderim. Me mua si kryeministër, me këtë udhëheqje demokratike pas zgjedhjeve të shkurtit të vitit të kaluar nuk mund të ketë prodhimtari, status neutrale në Republikën e Kosovës. RKS janë tabelat e Kosovës dhe kjo është në përputhje madje edhe me zotimet e Beogradit në Bruksel”, ishte shprehur kryeministri në një konferencë, raporton Telegrafi.

Ai ka thënë se pala kosovare ka qenë konstruktive në dialog dhe ka dhënë opsionet e saj, por Serbia nuk ka qenë e gatshme për marrëveshje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori