Me përplasje mes pozitës dhe opozitës ka nisur mbledhja e sotme e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku në rend dite ishte shqyrtimi i raportit të auditimit të performancës “Prokurimet e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në vitin 2021”.
E gjitha nisi kur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi filloi ta mbronte punën e ministrit Liburn Aliu.
Thaçi tha se ministri që nga marrja e mandatit ka qenë target i opozitës, derisa përmendi edhe shit-blerjet e tokave të shtetit.
“Unë edhe javën e kaluar e kam thënë pas atij gjyqi publik që i është ministrit në këtë komision, pas atyre fyerjeve, ofendimeve dhe akuzave të pabaza se sikur unë të isha ministër nuk do të kisha ardhur në këtë komision. Po shihet që vazhdimisht nga fillimi i mandatit ka qenë target i opozitës dhe disa mediave, ministri Liburn Aliut. Krejt kjo po ndodhë se dikush është mësuar që të blejnë tokë nga shteti me 50 euro arin e ta shes shtetit me 5 mijë euro…”, tha Thaçi.
Pas kësaj ka ndërhyrë deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, duke i thënë se “ta kanë shkruar gabimisht fjalimin”.
“Gabim ta kanë shkru fjalimin, mos e lexo këta po duhesh me fol ata çka ti e mendon. Gabim e ki të shkruar. Të kisha thanë me e çu dorën e me votu raportin me dërgua në Kuvend, mos u bë dallavergji”, u shpreh Bytyqi.
Pas kësaj sërish ndërhyri deputeti Halil Thaçi duke i thënë se e kanë pikë të dobët çështjen e pronave.
“E di Albanë e keni pikë të dobët këtë çështjen e pronës”, tha Thaçi.
E deputetja Bytyqi iu përgjigj që “nuk e kemi pikë të dobët, pikë të dobët e ki ti që po bëhesh avokat i ministrit”.
Deputetja nuk e mbajti veten dhe për një moment ia mbylli edhe laptopin deputetit Thaçi në shenjë revolte ndaj asaj çfarë ai po deklaronte.
“I kuptoj se nuk ka ma skandale me 53 milionë euro…”, tha Thaçi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komuna-780x439.jpg)
Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para
![Bedri Hamza: Nuk ka koalicion me LVV, do të krijojmë qeverinë e votuar nga qytetarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-14-e1739202298373-780x439.jpg)
Bedri Hamza: Nuk ka koalicion me LVV, do të krijojmë qeverinë e votuar nga qytetarët
![Numërohen 96.45% të votave, LVV kryeson me 41.11%](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-1-780x439.jpg)
Numërohen 96.45% të votave, LVV kryeson me 41.11%
![Blendi Fevziu: Kosova votoi në mënyrë spektakolare, një leksion shumë i fortë për Shqipërinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Blendi-Fevziu-zgjedhjet-ne-Kosove-e1739198151360-780x439.jpg)
Blendi Fevziu: Kosova votoi në mënyrë spektakolare, një leksion shumë i fortë për Shqipërinë
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476500682_594419616732489_5834864377079471635_n-e1739193450181-780x439.jpg)
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe