LAJMI I FUNDIT:

Çështja e Gucatit dhe Haradinajt të premten do t’i kalojë trupit gjykues

Çështja e Gucatit dhe Haradinajt të premten do t’i kalojë trupit gjykues

Në konferencën e sotme mbi ecurinë e çështjes për Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinaj, gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou ka njoftuar se dosja e kësaj çështjeje do të kalojë para trupit gjykues të premten.

Mbrojtja e Nasim Haradinaj ka thënë se i duhet më shumë kohë për të qenë gati, por që klienti i tij është i gatshëm për procesin gjyqësor. Më tej, mbrojtja ka ngritur çështjen edhe të disa materialeve që ende nuk janë përkthyer në gjuhën shqipe.


Në të gjashtën konferencë nërastin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj, gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou ka treguar për ecurinë e rastit dhe kalimin e dosjes së çështjes në trupin gjykues.

“Më 5 korrik ZPS dorëzoi aktakuzën, më 12 korrik avokatët e zotëri Gucatit dhe Haradinaj dorëzuan dosjet paraprake përkatëse. Për sot kam qëllim që të shqyrtojmë ecurinë e çështjes përpara se t’i kalohet dosja e çështjes, trupit gjykues. Afatin për të cilin e kam vendosur me urdhrin për kalendarin, data 16 korrik. Në veçanti dëshiroj të diskutojmë për nxjerrjen e materialeve, për ecurinë e hetimeve dhe për kalimin e dosjes gjyqësore dhe për gatishmërinë për procesin gjyqësor”, ka theksuar ai.

Avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman, ka thënë se mbrojtjes i duhet ende kohë që të përgatitet për procesin gjyqësor, ndërkohë që shtoi se Haradinaj mezi pret të fillojë.

“Do të na duhet edhe pak më shumë kohë që të jemi gati për të kaluar në procesin gjyqësor. Sigurisht ne nuk kërkojmë që të vonojmë kohët më tej. Sigurisht nga ana e Haradinaj, që u bën 10 muaj që ndodhet në paraburgim. Ai mezi pret që gjërat të ecin përpara”, u shpreh ai.

Gjatë seancës është bërë e ditur, që vizitat e familjeve mund të fillojnë që nga nesër. Mbrojtja e Nasim Haradinaj, Toby Cadman ka thënë se i njëjti që dhjetë muaj nuk ka pasur mundësi të takohet me familjarët. Më tej, ai ka përmendur edhe një herë çështjen e materialeve të papërkthyera.

“Ne do të bëjmë një parashtrim me shkrim lidhur me ato dokumente të cilat konsiderohen si ta përkthyera ende deri më tani. Ne e kuptojmë që ka një prioritet lidhur me këto çështje, por nuk mund të kuptojmë ecet përpara me këtë qëndrim dhe nuk mund të vazhdojmë nëse nuk do t’i vendoset në dispozicion të akuzuarit në gjuhën që ai flet dhe kupton. Ne e kuptojmë nuk bëhet fjalë për një shtetas të huaj që del para një gjykate të huajë, është shtetas i një vendi i cili del para gjykatës së shtetit të tij”, tha ai.

Por, prokurori tha se këto arsyeje nuk janë të vlefshme.

“Këto arsyeje nuk janë të vlefshme. Nuk është e qartë për ZPS së çfarë kërkesash i referohet mbrojtja e Haradinajt, e cila mbetet e pa plotësuar, ne mendojmë që janë plotësuar të gjitha kërkesat. Do të plotësojmë kërkesat të cilat janë të pa plotësuara. Për këtë arsyeje ne mendojmë që nuk ka asnjë pengesë që kalimi i dosjes të bëhet shpejt me 16 korrik… Parashikojmë që gjykimi të filloj në fillim të nëntorit, por siç e thash në momentin që ka kërkohet të jemi gati, do të jemi gati ”, ka deklaruar ai.

Më tej, mbrojtja e Haradinajt ka bërë të ditur që janë duke bërë disa hetime në bashkëpunim edhe me Republikën e Kosovës, po ashtu edhe disa intervistomë në Serbi.

“Ka disa gjëra që duhet t’i hetojmë më tej dhe do të vazhdojmë të bëjmë këtë punë. Kemi një numër kërkesash që presin t’i bëjmë. I kemi bërë ministrive, agjencive të ndryshme në Republikën e Kosovës, me të cilat kërkojmë informacione, kemi kërkuar gjithashtu dhe do të vazhdojmë të ndjekim bashkëpunimin. Kërkojmë të intervistojmë një numër personash të Republikës së Serbisë për shkak të përfshirjes së tyre në këto çështje. Nëse nuk kemi bashkëpunimin e Republikës së Serbisë, siç presim, për shkak të faktit që ekziston gjendje lufte mes Serbisë dhe Kosovës duhet të kthehemi përsëri këtu për të kërkuar ndihmë”, u shpreh ai.

Për dy çështje të cilat i ka përmendur mbrojtja e Haradinaj është vijuar me seancë private. Për këtë Cadman ka kërkuar nga OSBE që të ketë monitorim të pavarur të procedurave.

“Do të bëhet një kërkesë që provat e prokurorisë do të mbahen pas dyerve të mbyllura. Ne jemi të shqetësuar me atë që u ngrit në seancë private, për drejtësinë e procesit. Ne do të kërkojmë që OSBE apo një organ tjetër, në këtë bazë-pozitë të kryej një monitorim të pavarur të procedurave, sepse ne jemi të shqetësuar për mënyrën se si po procedohet”, ka deklaruar Codman.

Drejtuesit e OVL së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë në paraburgim që nga viti i kaluar. Ata po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Gucati dhe Haradinaj më 25 shtator, u arrestuan si të dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe policisë së Kosovës dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Paraqitja e parë e Haradinaj si i dyshuar u mbajt më 29 shtator dhe paraqitja e parë e Gucati si i dyshuar u mbajt më 1 tetor.

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori