LAJMI I FUNDIT:

Certifikohet grupi i dytë i kursantëve të FSK-së në lëmin e Xhenios Luftarake

Certifikohet grupi i dytë i kursantëve të FSK-së në lëmin e Xhenios Luftarake

Me mbështetjen e instruktorëve të forcave britanike, pas një muaji stërvitje sistematike, është certifikur grupin i dytë i kursantëve të FSK-së, në kursin e Xhenierisë Luftarake sipas konceptit të forcave britanike të Assault Pioneer.

Lajmin e dha Ministri i FSK-së, Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook.


“Qëllimi i këtij programi është zhvillimi dhe edukimi profesional në lëminë e Xhenios Luftarake, ku kemi aplikuar tri parimet kryesore të kursit, si: lëvizshmërinë, kundër-lëvizshmërinë dhe mbijetesën”, njofton Mehaj.

Ministri i Mbrojtjes ka shkruar më tej se me mbështetjen e madhe të partnerëve tanë, vazhdon zhvillimi i aftësive dhe kapaciteteve operacionale specialistike të FSK-së, për përmbushjen efektive të misionit dhe detyrave të saj ligjore.

“Populli ynë ka rezistuar dhe luftuar kundër padrejtësive, agresorëve dhe regjimeve shtypëse edhe me mundësi shumë të kufizuara. Kurse, sot kemi ushtrinë profesionale që po e ndërtojmë dhe zhvillojmë bashkë me aleatët tanë, mbi vlerat euroatlantike dhe demokracinë bashkëkohore me synim të plotë për anëtarësim në NATO”, ka kujtuar Mehaj.

Ai ka shtuar tutje se Forca e Sigurisë së Kosovës është ushtri profesionale dhe multietnike e vendosur të mbrojë pavarësinë, sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial, pronën dhe të gjithë qytetarët e saj pa dallim.

“Forca e Sigurisë së Kosovës, si forcë e ndërveprueshme, bashkë me forcat aleate sot, e nesër edhe më shumë, është në shërbim dhe kontribuuese efektive për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe global”, ka thënë ndër të tjera Mehaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori