LAJMI I FUNDIT:

Certifikohet Air Albania, pesë aeroportet ku do të fluturoj

Certifikohet Air Albania, pesë aeroportet ku do të fluturoj

Air Albania ka marrë certifikimet e nevojshme pranë Autoritetit të Aviacionit Civil sipas kërkesave të kuadrit ligjor vendas dhe direktivave të Bashkimit Europian. Gjatë një konference për shtyp Krislen Keri, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil bëri me dije edhe detajet duke theksuar se tashmë avioni i parë i linjës ajrore “Air Albania” është regjistruar nën emërtimin A319 Za Bel në regjistrin e avionëve civilë.

Ai bëri me dije po kështu është miratuar pjesa e stafit prej 38 punonjësish dhe tetë pilotësh të kompanisë. Kodi që do të mbajë avioni është ABN.


Mirëmbajtja e avionëve do të bëhet nga pjesa teknike e kompanisë Turkish që është edhe aksionere ndërkohë që kompania shqiptare do të atashohet pranë organizatës së trajnimit të Turkish Airlines. Fluturimet e kompanisë pritet të nisin në mes të prillit.

“Fluturimet do të nisin me destinacion aeroportin e ri të Stambollit ndërkohë që kompania Air Albania ka njoftuar se është në pritje të avionit të dytë që do të ketë si synim destinacionet në aeroportet europiane. Në duam të bëjmë përgatitjet për avionin e ri i cili do të ketë destinacionet e reja në aeroportet europiane. Tre aeroporte në Itali ku bëjnë pjesë Roma Milano dhe Bolonja si dhe Aeroporti i Londrës. Futja e Air Albania ka sy aspekte pozitive ku e para suynohet që të ketë ulje të çmimit të biletave pasi ofrohet një alternativë më shumë dhe më e lirë si dhe prezencë e Shqipërisë në një treg dhe destinacione ku ka shqiptarë” tha Keri. Tashmë kompania duhet të vijojë me licencimin pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.

Në 16 qershor të vitit të shkuar , Qeveria përcaktoi për herë të parë procedurat për krijimin e shoqërisë “Air Albania” e cila do të operojë në fushën e transportit ajror. Tre ortakët e saj, sipas të njëjtit vendim, janë “Albcontrol”, sh.a., që përfaqëson palën shtetërore shqiptare, dhe dy subjekte të tjera, “Turkish Airlines” dhe “MDN Investment”, sh.p.k.

Kompania u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në 13 shtator ku qartësohej edhe pjesa e aksioneve që zotëronte secila palë. Kështu “Albcontrol” zotëron 10 për qind të aksioneve, 41 për qind “MDN Investment” dhe “Turk Hava Yollari A.O” 49 për qind. “Air Albania” është cilësuar në deklaratat e Kryeministrit si një linjë që do të ofrojë çmime loë cost për disa destinacione ku i pari do të jetë Stambolli. Në një dokument të Autoritetit të Konkurrencës të pak kohëve më parë ku bëhej edhe vlerësimi i përqendrimit bëhej e ditur se destinacionet e tjera pas Stambollit do të jenë Roma, Bolonja dhe Londra.

Në mes të shkurtit të këtij viti u njoftua nënshkrimi marrëveshjes tripalëshe financiare mes aksionerëve të kompanisë ndërkohë që u bë me dije se kompania ishte në procesin e përmbushjes së disa kërkesave teknike dhe hartimi dokumentesh si një hap që do të sillte certifikimin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori