LAJMI I FUNDIT:

Certifikohen drejtorët dhe koordinatorët të cilësisë të Qendrave të Aftësimit Profesional dhe atyre të Shërbimit Korrektues

Certifikohen drejtorët dhe koordinatorët të cilësisë të Qendrave të Aftësimit Profesional dhe atyre të Shërbimit Korrektues

Të enjten u mbajt ceremonia e certifikimit të Drejtorëve dhe Koordinatorëve të Cilësisë të Qendrave të Aftësimit Profesional në kuadër të APRK-së dhe atyre të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

ALLED 2  ka për qëllim të mbështesë zgjidhjen e sistemit për sigurimin e cilësisë në shkolla të Arsimit dhe Aftësimit Profesional poashtu dhe në Qendra të Aftësimit Profesional me vizion të qartë për zhvillimin e qëndrueshëm të kulturës së sigurimit të cilësisë së bazuar në qendrat e AAP-së.

Programi i trajnimit është ofruar gjatë viteve 2021 dhe 2022 përmes seminareve të drejtpërdrejta të trajnimit dhe mentorimit të Koordinatorëve të SC dhe drejtorëve të QAP-së, duke përfshirë ofrimin e udhëzimeve me shkrim të përshtatura për çdo ofrues individual.

“Sot është një ditë e bukur, ne jemi duke festuar kualitetin. Champion League është duke ndodhur tani dhe jemi duke e pare performancën e kampionëve nga kontinente të ndryshme dhe të njëjtën gjë e kemi sot Kampionatin e Kualitetit të Sigurisë në Kosovë. Kualiteti është qelësi i zhvillimit të çdo shteti”, theksoi Drejtoresha e ALLED 2, Efka Heder.

Ndërsa Sandra Horina, Shefe e zyrës austriake për bashkëpunim, shtoi:

“Pse po flasim për kualitetin dhe performancën dhe veçanërisht në sektorin e edukimit, sepse ne dëshirojmë ta bëjmë sektorin e edukimit më të vlefshëm dhe më atraktiv. Sektori i edukimit është për shumë njerëz si zgjidhje e dytë por kjo nuk do të thotë që është zgjidhje e keqe, kështu që kur flasim për kualitet në sektorin e edukimit ne po flasim që ta bëjmë atë më atraktiv për studentët, për njerëzit”.

“I ngritëm qendrat, i zgjeruam trajnimet dhe i mbushëm me plot kandidatë por erdhi momenti me u fokusu tek cilësia, erdhi momenti me i unifiku qendrat e aftësimit dhe erdhi momenti me i thane autoriteteve dhe ekspertëve stop se jemi mësu, po dijmë me kry raportin e vetvlerësimit dhe po dijmë me i bë njejtë dhe nëtë gjitha qendrat i kemi dokumentet e unifikuara”, theksoi Drejtoresha e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës”, theksoi Jehona Namani Rexha, Drejtoresha e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës.

“Qysh nga viti 2005 kemi fillu me formimin e aftësimit të qendrave profesionale në institucionet korrektuese në burgun më të madh, me kapacitetin më të madh të burgosurve në Dubravë dhe në qendrën e të miturve, ky bashkëpunim ka vazhduar dhe bashkëpunon edhe më tutje, që do të thotë kontributi i agjensionit të punësimit është bukur i madh që ne ti trajnojmë ata persona që gjenden brenda institucioneve tona dhe pas lirimit të jenë të dobishëm për shoqëri. Falënderoj projektin Alled që ka mundësuar të përfshihemi si partnerë të agjensionit të punësimit në kuadër të këtij projekti për ngritjen e kapaciteteve të stafit të qendrave të aftësimit profesional”, shtoi  Tefta Bytyqi, Udhëheqëse e Sektorit për Arsimim, Programe dhe Aftësim Profesional.

Po ashtu për rëndësinë e këtij projekti na tregoi edhe Dr. Anton Gojani, Koordinator për Sigurim të Cilësisë dhe Arsim të Lartë në Projektin ALLED 2,  “Dëshiroj të ju them se procesi të cilin e kemi filluar ka zgjatur më shumë se 1.5 vjet për arsye të caktuara, e para për arsye të fazes së identifikimit të planifikimit të nevojave të përbashkëta, pastaj kemi vazhduar me hapa të tjerë së bashku në proces, me hapat e dizajnimit të programit dhe kemi dizajnuar një program i cili ka përfunduar me 268 orë, të trajnimit, mentorimit, përkrahjes dhe punës që e kanë bërë të gjithë koordinatorët dhe drejtorët dhe është një punë voluminoze dhe ekuivalente me 10ECTS, pra me kredi.”

Gjithashtu, janë hartuar dhe pilotuar rregulloret për proceset e brendshme të SC (për QAP-të) në bashkëpunim të ngushtë me ofruesit dhe institucionet e nivelit qendror.

Rezultatet: Koordinatorët e Sigurimit të Cilësisë  nga 9 QAP (të gjitha QAP brenda EARK+ 2 QAP brenda shërbimeve korrektuese) përfunduan një program trajnimi gjithëpërfshirës të zhvilluar nga ALLED2 me ekuivalentin e 10 ECTS.

Ata nuk e përfunduan thjesht programin e trajnimit; përkundrazi, rëndësia dhe vlefshmëria e programit u pilotuan në mënyrë strategjike gjatë një viti me aplikimin e drejtpërdrejtë të të gjitha detyrave, duke rezultuar në një raport përfundimtar të vetëvlerësimit si dhe në planifikimin e SC brenda planeve të trajnimit profesional të përshtatura për çdo ofrues individual.

Projekti ALLED2 është i financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim si dhe implementuar nga Bashkimi Austriak per Zhvillim.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori