LAJMI I FUNDIT:

Çerdhet private, zgjidhja e vetme për shqiptarët në Maqedoni

Çerdhet private, zgjidhja e vetme për shqiptarët në Maqedoni

Çerdhet dhe kopshtet private janë alternativa më e mirë për të zgjidhur problemin e mungesave të këtyre institucioneve parashkollore në vendbanimet shqiptare, shkruan gazeta KOHA.

Kështu pohojnë nga një pjesë e komunave, të cilët e shohin sipërmarrjen private si formën e vetme për të zgjidhur një mënyrë permanente këtë problem. Listat e pritjes të fëmijëve në shumë qytete dhe komuna janë të gjata, ndërkohë që projektet për ndërtimin apo restaurimin e objekteve ekzistuese zvarriten prej vitesh. Po t’i referohesh statistikave më të fundit zyrtare, numri i përgjithshëm i çerdheve dhe kopshteve apo edhe i objekteve shtesë është në rritje, por jo për pjesën shqiptare. Që numri i këtyre institucioneve është i vogël, shihet edhe nga numri i fëmijëve që janë të regjistruar në gjuhën shqipe, mbi 2 mijë të tillë, që përbëjnë 10 për qind të numrit të përgjithshëm të fëmijëve.


Vitin e kaluar numri i çerdheve dhe kopshteve arriti në 64, tre prej të cilave private, nga 60 që numëroheshin një vit më parë. Premisat që trendi i ndërtimeve të vazhdojë këtë vit janë të vogla, pasi në buxhetin e vitit 2017 janë parashikuar pak më shumë se një milion euro në për ndërtimin, pajisjen dhe mirëmbajtjen e kopshteve. Kjo është arsyeja që shumë komuna janë në kërkim të granteve të huaja, apo edhe të investimeve private në këtë sektor.

Në Komunën e Sarajit, që numëron mbi 40 mijë banorë, prej dy vjetësh ka filluar të funksionojë çerdhja e parë me kapacitet prej 60 fëmijësh. Edhe pse plotëson një pjesë vogël të nevojave të banorëve, kapacitetet e saj janë të pamjaftueshme për të përballuar kërkesat vitet e ardhshme.

“Mezi arritëm që të vinim në funksion këtë projekt që u prolongua prej disa vitesh. Por, është shumë pak për këtë zonë. Dhe në pamundësi për të përfituar financa nga institucionet qendrore, ne i jemi drejtuar granteve të USAID-it për të rikonstruktuar objektin e ish Komunës së Kondovës dhe ta kthejmë në një çerdhe të re. Por, duke i parë rrethanat, zgjidhja më e mirë për komunën tonë janë çerdhet private. Ka shumë investitorë të interesuar dhe do t’i mbështesim për të rregulluar këtë situatë”, thotë për KOHA, kreu i Komunës së Sarajit, Bekim Murati.

Projekte të pezulluara për ndërtimin e çerdheve ka edhe në komuna të tjera shqiptare. Tetova, Tearca, Struga e të tjera, kanë probleme jo vetëm me numrin e vogël të tyre, por edhe me vetë objektet ekzistuese që janë të amortizuara dhe prej vitesh nuk është bërë asnjë ndërhyrje.

Në Strugë gjendja është më alarmante. Listat e pritjes në çdo fillim viti shkollor numërojnë mbi 150 fëmijë, ndërsa kapaciteti i dy çerdheve ekzistuese është vetëm për 500 fëmijë. Një situatë e ngjashme është edhe në Tetovë, ku në pamundësi për të hapur çerdhe të reja, ështëë gjetur zgjidhja te hapja e qendrave të zhvillimit të hershëm në disa zona, si Shipkovicë, Sellcë, Reçicë e Falishtë, në bashkëpunim me fondet nga UNICEF. Në këtë qytet nuk mungojnë as kopshtet private.

Por, ka edhe komuna të tilla, si ajo e Likovës, ku edhe pse për hapjen e çerdhes është insistuar prej disa vitesh, numri i fëmijëve që e frekuentojnë është i vogël. Nga komuna nuk japin shpjegime nëse bëhet fjalë për kushtet apo për vendndodhjen e objektit në fshatin Orizarë. Projekt i filluar që në vitin 2010, u zvarrit gjatë dhe për t’u vënë në funksionon u deshën disa vjet.

“Kapaciteti është për 60 fëmijë, por për momentin kemi të regjistruar vetëm 22. Kjo edhe i plotëson nevojat dhe nuk planifikojmë të hapim ndonjë objekt të ri apo shtesë”, thotë për KOHA kryetari i Komunës së Likovës, Sadulla Duraku.

Në total numri i fëmijëve që frekuentojnë çerdhet në të gjithë vendin është mbi 33 mijë fëmijë, ndërsa numri i edukatoreve, kujdestareve dhe personelit në total është rreth 4.400 persona.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori