LAJMI I FUNDIT:

Çelaj i gatshëm të bëjë koalicion me VV-në për Prishtinën

Çelaj i gatshëm të bëjë koalicion me VV-në për Prishtinën
Foto: Arkiv

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj ka deklaruar se është i gatshëm që të bëjë koalicion edhe me Lëvizjen Vetëvendosje për të qeverisur me Prishtinën.

Çelaj gjatë një interviste në emisionin “Zona e Prishtinës” në Klan Kosova ka thënë që nuk ka vija të kuqe me cilindo subjekt që e pranon bërthamën e programit të tij qeverisës.


“Unë do të jem i hapur me të gjithë në bashkëqeverisje dhe nuk e përjashtoi mundësinë e koalicionit me secilin subjekt madje edhe me Vetëvendosjen”.

“Është e rëndësishme që ta kesh shumicën e Kuvendit pasi roli i tij në komunë është shumë i rëndësishëm”, ka thënë Çelaj.

Mirëpo, Çelaj ka kritikuar qeverisjen e Shpend Ahmetit në Prishtinë.

Duke folur për gjendjen e arsimit në Komunën e Prishtinës, ka pasur një varg kritikash për kryetarin aktual, Shpend Ahmetin dhe qeverisjen e tij.

“Shkollat janë politizuar tej mase, kam shpresuar që shkollat do të jenë të depolitizuara”.

“Mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave në Prishtinë janë figura politike. E kam thënë vazhdimisht që Prishtina është shndërruar në shtab të Vetëvendosjes për të punësuar jo vetëm militantë nga Prishtina por kanë mbledhur militantë nga gjithë Kosova për të zënë vendin e atyre që jetojnë në Prishtinë e nuk mund të punësohen”, tha ai.

“Shpendi është vënë në funksion të shërbimit të partisë së tij”.

Çelaj ka bërë premtimet e tij se si do të merret me çështjet e arsimit nëse do të zgjedhet në krye të Prishtinës.

“Po e bëj këtë zotim, unë nuk do të merrem me probleme të nivelit qendror, nuk do të jem sikur këta të tjerët që janë kryetar vetëm të qytetarëve që i përkasin subjektit të tyre”, tha ai.

“Unë vij nga një subjekt politik por do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve pa marrë parasysh cilës parti politike i përkasin. Unë nuk i ndaj njerëzit në vija politike”.

Çelaj ka thënë se politizimi është një nga problemet e shkollave në Prishtinë, e që sipas tij nëse zgjedhen kuadro cilësore atëherë ndihmohet edhe në cilësinë e përgjithshme të arsimit në kryeqytet.

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori