LAJMI I FUNDIT:

Çeku: UÇK-së s’po i jepen merita në këtë përvjetor për shkak të Serbisë

Çeku: UÇK-së s’po i jepen merita në këtë përvjetor për shkak të Serbisë

Ish-kreu i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së e më pas edhe TMK-së, Agim Çeku, teksa ka folur për 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe ndërhyrjes së NATO-së në Kosovë, ka drejtuar kritika për organizatorët e ceremonisë për kremtimin e decenies së dytë të lirisë së shtetit.

Ish-Kryeministri i Kosovës thotë se përmes këtij organizimi, po synohet që të minimizohet sa më shumë roli i UÇK-së.

“Disi po përjashtohet. Nuk po e shoh që UÇK-ja po e merr vendin e merituar krah NATO-së. Edhe në ceremoni të thirren komandantët e zonave, krah për krahë me komandantët e KFOR-it”, ka thënë ai në T7.


Çeku thotë se një gjë e tillë po bëhet mbase edhe me presionin e ndërkombëtarëve, të cilët synojnë relativizimin e rolit të UÇK-së, shkaku i pajtimit me Serbinë.

“Shumë padrejtësisht, me fajin e organizatorëve. Ka presione edhe ndërkombëtare, që të relativiziohet roli i UÇK-së , për shkak të një pajtimi të mundshëm”, ka potencuar ish-komandanti i UÇK’së.

Sipas tij nuk duhet përmendur vetëm NATO-ja në këtë 20 vjetor të çlirimit, sepse deri më 12 qershor NATO-ja nuk kishte asnjë viktimë, ndërkohë

“Edhe sot këto ditë kur po festojmë ne, po përmendet vetëm NATO, ndërhyrja e NATO-së. Por nuk duhet të harrojmë që luftën e ka bërë populli dhe UÇK-ja. NATO nuk e ka pas deri me 12 qershor asnjë viktimë. Kurse ne këtu kemi pas sa e sa viktima. Kemi 3000 dëshmorë, mbi 1000 civilë të vramë. Por ne e kemi bë luftën në atë mënyrë, që të fitojmë përkrahjen e botës demokratike. Këtë e kemi bë më luftën tonë, jo me lutjet tona”, shton ai.

Çeku thotë se për lirinë e Kosovë, nuk duhet falënderuar vetëm NATO-ja.

“Sot llogoja ë këtij manifestimi është “për lirinë tonë”, e për lirinë tonë nuk duhet ta faliminderojmë vetëm NATO-në”, përfundon Çeku.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kalo në kategori