LAJMI I FUNDIT:

Çeku reagon sërish për djegien e gjimnazit në Ferizaj: Beteja jonë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nuk do të ndalet

Çeku reagon sërish për djegien e gjimnazit në Ferizaj: Beteja jonë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nuk do të ndalet

Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku ka thënë se gjimnazi i vjetër “Ismail Qemali” në Ferizaj do të restaurohet pasi dje i ishte vënë zjarri.

“Punimet do të përfundojnë gjatë vitit. Monumenti do të funksionalizohet si hapësirë kulturore e qytetit”, ka njoftuar në Facebook ministri Çeku.


Çeku gjatë ditës ka qëndruar në Ferizaj për të parë nga afër “pasojat e krimit”.

Në këtë vizitë ai është shoqëruar nga kryeprokurori i Ferizajit, drejtori i policisë në Ferizaj dhe krerët e autoriteteve të trashëgimisë kulturore.

Çeku e quan krim djegien e ish-gjimnazit në Ferizaj: Objekti do të restaurohet, i pëlqeu apo jo keqbërësve
Lexo po ashtu Çeku e quan krim djegien e ish-gjimnazit në Ferizaj: Objekti do të restaurohet, i pëlqeu apo jo keqbërësve

“Punimet e restaurimit patën filluar dje, pak kohë para zjarrvënies së orëve të para të mëngjesit të sotëm. Në momentin që zjarrfikësit na lejojnë të kemi qasje në ndërtesë, do të vlerësojmë dëmet dhe menjëherë do t’i vazhdojmë punimet”, ka deklaruar Çeku.

Ai thotë se Ferizaj shumë shpejt do të fitojë një hapësirë të re kulturore.

“Beteja jonë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nuk do të ndalet. Piromanët e monumenteve duhet të përballen me forcën e ligjit”, ka deklaruar tutje Çeku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

Drejtësi
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga

Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga "Albkings", jepni dëshmitë në polici

Drejtësi
Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Drejtësi
Kalo në kategori