Çeku në Bregun e Diellit: Ndryshimi për Prishtinën është i domosdoshëm

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka zhvilluar një takim me qytetarët e lagjes Bregu i Diellit.
Gjatë takimit ai ka theksuar nevojën për ndryshim në qeverisjen e kryeqytetit.
Çeku u shpreh se Prishtinën do ta qeverisin së bashku me banorët e çdo lagjeje dhe me zërin e secilit qytetar, duke siguruar që askush të mos mbetet pas.
“Qytetin tonë do ta qeverisim bashkë me ju, me banorët e çdo lagjeje dhe me zërin e secilit qytetar. Prishtinës i duhet një qeverisje që kujdeset për lagjet, që nuk lë askënd pas dhe që e bën jetën më të lehtë e më dinjitoze për të gjithë. Bashkë, për Prishtinën tonë!”, tha Çeku.
Takimi u përqendrua në angazhimin për një qeverisje të afërt me qytetarin dhe në përmirësimin e kushteve të jetesës në të gjitha lagjet e kryeqytetit.
















































