LAJMI I FUNDIT:

Çegrani dhe Forina ngrisin flamurin kombëtar, bëhen përgatitje për të shënuar 20 vjetorin e strehimit të shqiptarëve nga Kosova (Video)

Çegrani dhe Forina ngrisin flamurin kombëtar, bëhen përgatitje për të shënuar 20 vjetorin e strehimit të shqiptarëve nga Kosova (Video)

Banorët e fshatit Çegran dhe Forinë të Gostivarit kanë ngritur flamurin kombëtar te sheshi “Kosova” që ndodhet mes këtyre dy fshatrave shqiptare ndërsa ngritja e flamurit kombëtar ka ardhur si paralajmërim për shënimin e 20 vjetorit, kur refugjatët nga Kosova të ikur nga vatrat e tyre shkaku i luftës u strehuan në këto dy fshatra.

Manifestimi qendror i shënimit të 20 vjetorit të strehimit të shqiptarëve do të shënohet gjatë muajit të ardhshëm, njofton Telegrafi Maqedoni.


Këshillat e këtyre dy fshatrave kanë vendosur që diku rreth 20 korrikut të shënohet ky përvjetor i rëndësishëm.

Kryetari i bashkësisë lokale të fshatit Çegran, Sabri Bafqari sqaroi se gjatë kësaj periudhe kanë strehuar rreth 7.000 shqiptarë nga Kosova ndërsa në kampin Rudina ka pasur diku rreth 57.000 refugjatë nga Kosova.

“Këtu në kampin e Çegranit kemi pasur diku rreth 57.000 refugjatë”, tha kryetari i bashkësisë lokale Sabri Bafaqri duke shtuar se gjatë kësaj periudhe Çegrani dhe Forina hapën dyert dhe zemrat për refugjatët nga Kosova.

Selajdin Emshiu nga fshati Çegran thotë se ngrtja e flamurit kombëtar te vendi ku janë pritur vëllezërit nga Kosova ka simbolikën e vet dhe se me këtë duhet bërë amanet ndaj gjeneratave të reja që kurrë mos harrohet ajo që është përjetuar gjatë asaj kohe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori