Edhe këtë vit Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) e bëri të mundur pjesëmarrjen e Kosovës në panairin më të madh për teknologji të informacionit dhe telekomunikimit, CeBIT 2012, i cili do të mbahet në Hannover të Gjermanisë nga 6 deri më 10 mars 2012.
CeBIT është ngjarja më e rëndësishme ndërkombëtare për industrinë digjitale. Falë kombinimit unik që sjell panairi, i cili vjen me një konferencë ndërkombëtare dhe hapësirë të madhe ekspozimi dhe komunikimi mes kompanive nga vende të ndryshme, CeBIT është shndërruar në një ambient të pakrahasueshëm për të bërë biznes dhe për të arritur marrëveshje të mëdha.
CeBIT çdo vit tubon rreth 4000 pjesëmarrës nga 100 shtete, me një hapësirë prej 72.000m2 dhe mesatarisht vizitohet nga 133.700 njerëz nga më shumë se 130 shtete. Duke i marrë në konsideratë avantazhet që ofron panairi CeBIT, STIKK (www.stikk-ks.org) u angazhua maksimalisht që edhe këtë vit Kosova të jetë pjesëmarrëse në këtë ngjarje të rëndësishme.
Falë mbështetjes së partnerëve nga SIPPO, NMFA (Ministria e punëve të jashtme e Norvegjisë) SPARK, IPAK (Agjencia për Promovim te Investimeve të Kosovës) ,USAID- KPEP (Kosovo Private Enterprise Program) dhe GIZ, kompanive kosovare Adaptivit (www.adaptiv-it.com), DataProgNet (www.dataprognet-ks.com), Frakton (www.frakton.com), Rrota (www.rrota.com) dhe Logistics Plus (www.logisticsplus-ks.com) iu është mundësuar pjesëmarrja në CeBIT 2012.
Kompanitë kosovare do të marrin pjesë si ekspozues në panairin e CeBIT 2012 me moton Kosovo: Your Outsourcing Destination. Me këtë rast ata do të promovojnë Kosovën si një destinacion të përshtatshëm për kontraktimin e punëve në këtë sektor. Padyshim se njohja me të arriturat nga kompanitë e ndryshme botërore, do t’u ofrojnë kompanive tona vendore një mundësi të re zhvillimore në aplikimin edhe më të avancuar të teknologjisë të informacionit që aktualisht zotërojnë .
Në CeBIT 2011 kanë marrë pjesë më shumë se 4200 kompani të ndryshme nga më shumë se 70 vende, duke përfshirë edhe disa kompani gjigante ndërkombëtare, të cilat iu kthyen panairit pas disa vitesh si Xerox, Canon, Epson, Siemens Enterprise Communications, HP dhe Motorola.
Ju presim në Sallën 3, Stenda A20
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Apple prezanton laptopin e ri MacBook Air - mësoni specifikat e tij

Po ndryshon pamja e menysë “Start”

Këto video-lojëra askush nuk i ka blerë

KB “Grapeland Basketball” dhuron pako ushqimore për njerëzit në nevojë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi