LAJMI I FUNDIT:

Ç’duhet të bëni çdo ditë për të shpëtuar prej infeksioneve të dhimbshme urinare

Ç’duhet të bëni çdo ditë për të shpëtuar prej infeksioneve të dhimbshme urinare

Nëse keni vuajtur ndonjëherë nga infeksionet e traktit urinar, e dini sa të dhimbshme dhe frustuese mund të jenë, sidomos nëse rikthehen sërish

Edhe pse mund t’i lehtësoni dhimbjet dhe simptomat e infeksionit urinar me anë të antibiotikëve brenda pak ditësh, ka disa masa të thjeshta që mund të merrni për të parandaluar rikthimin e tyre.


Që t’i thoni lamtumirë urinimit të shpeshtë, ndjesisë së djegies dhe simptomave të tjera të padëshirueshme, filloni të bëni këto ndryshime. Sekreti është të mbani bakteret larg traktit urinar.

Pini sa më shumë ujë – Mënyra më e thjeshtë për të parandaluar infeksionet e traktit urinar është të nxirrni bakteret jashtë fshikëzës dhe traktit urinar para se të futen më thellë.

Nëse jeni të mirë -hidratuar, nuk do të qëndroni për shumë kohë pa urinuar.

Lahuni para se të kryeni marrëdhënie seksuale dhe urinoni më pas – Lahuni me ujë të bollshëm para se të kryeni marrëdhënie seksuale.

Kjo ndihmon që bakteret të qëndrojnë larg retrës. Ndërsa urinimi pas seksit ndihmon në nxjerrjen jashtë të çdo bakteri që ka hyrë në traktin urinar.

Qëndroni larg produkteve që shkaktojnë irritim të vagjinës – Shmangni pudrat me aromë, deodorantët dhe produkte të tjera që shkaktojnë irritim të vagjinës.

Ekspertët rekomandojnë gjithashtu veshjen e të brendshmeve prej pambuku dhe shmangien e rrobave shumë të ngushta që mund shtyjnë bakteret afër uretrës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori