Gjatë vitin 2016 në rajonin e gjerë të Gostivarit u regjistruan 33 raste të tentimit për vetëvrasje, ndërkohë që pati edhe dy raste të vetëvrasjeve.
Adnan Xhabiri, shef i repartit të Njësisë Urgjente pranë Spitalit të Gostivari, vë në dukje që në shumicën e rasteve, tentimet për vetëflijim kanë ardhur nga gjeneratat e moshës së re.
Gati çdo të dhjetën ditë gjatë vitit që lamë pas, nga një qytetar i Gostivarit ka tentuar të vetëvritet, shkruan gazeta KOHA.
Ky trend nga kompetentët shihet si situatë alarmante, ndërkohë nënvizojnë që ankthi dhe depresioni janë shkaqet që çon popullatën të ndërmerr hapa të tilla ekstrem për mohim të jetës. Gjendja paraqitet e rënduar nga fakti që në shumicën e rasteve, tentimet për vetëflijim kanë ardhur nga gjeneratat e moshës së re.
Adnan Xhabiri, shef i repartit të Njësisë Urgjente pranë Spitalit të Gostivari, thotë se dominon mosha e re që ka tentuar të ‘heq dorë’ nga jeta, kurse kjo shprehi devijuese më së tepërmi vërehet dhe është e pranishme tek gjinia femërore. “Sa i takon vitit 2016, kemi regjistruar gjithsej 33 raste, prej të cilëve 10 janë helmuar me konsumimin e barnave në sasi të madhe, pesë nga gazra të ndryshme, e tjerë. Për fat të keq dominojnë moshat e reja dhe kryesisht nga gjinia femërore. Shkaqet janë multifaktoriale, por vërejmë stresin, akthin dhe depresioni. Askush nuk është imun ndaj këtyre elementeve që përmenda”, shton Xhabiri.
Metodat që kanë përdorur këto persona për të flijuar veten janë nga më të ndryshme, prej te barnat e deri te ajo më ekstremja, prerja e damarëve. Xhabiri sqaron më tej se 33 rastet e ndodhura vitin e kaluar, kanë përfunduar me rrezik të lartë për jetë, megjithatë të gjithë këto persona jetojnë ende.
Për profesorin universitar dhe psikologun, Musa Musai, mbjellja e frikës për çdo ditë se jeta bëhet gjithnjë e më e vështirë, është shkaku primar që shumë individ “dorëzohen” dhe vendosin t’i marrin jetën vetes.“Prirja apo tendenca për një akt të tillë tregon një rrezik apo alarm mbi gjendjen që paraqitet dhe e cila mund të jetë më fatale se sa lufta dhe problemet me të cilat i preokupon një shoqëri”, shprehet Musai, duke shtuar se “kushteve të vështira socio-ekonomike kur do t’ia bashkëngjisim edhe thirrjen për luftë nga zyrtarët shtetërorë, gjegjësisht nga ata të cilat deri dje kanë udhëhequr vendin, pa dyshim se rrit dozën e pasigurisë te popullata dhe çon ata në veprime të cilat janë të pafalshme nga Krijuesi.
Këtë vit, për më pak se dy muaj janë regjistruar pesë tentime vetëvrasjesh, kurse vitin që lamë pas pos tentimit u regjistruan edhe dy vetëvrasje në Gostivar. “Nuk mund ta përjashtoi edhe komponentën besimore, dhe nuk flas vetëm për Islamin. Tani flasim edhe për besime të tjera të cilat janë hyjnore dhe kanë një pjesë të shpalljeve dhe që fenomenin e vetëvrasjes e llogarisin si mëkat më i madh. Edhe ky komponent duhet të jetë në rolin e llogaritjes në gjetjen e rrugëve për ta tejkaluar këtë fenomen”, vijon Musai. Një vetëvrasje u realizua me varje, kurse vetëvrasja e dytë me hedhje nga lartësia. Shkak i të dyja rasteve ishin problemet psikike, ndërsa nga këto persona njëri ishte i gjinisë mashkullore, tjetri i gjinisë femërore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Në 25 vjetorin e Betejës së Çabratit, presidentja Osmani: Vendosja e drejtësisë është angazhim i yni i vazhdueshëm
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët “joekzistentë” të QKUK-së
MPB: Qytetarët edhe nesër do të mund të marrin letërnjoftimet e reja
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime
FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'