“Çdo gjë që shoh është negative”, Foden ëndërron rikthimin në top formë pas golit ndaj Unitedit

Sulmuesi Phil Foden është i interesuar për t’i bërë kritikët të “hanë fjalët” dhe të rikthehet në formën më të mirë, pas golit që shënoi në fitoren 3:0 të Man Cityt ndaj Unitedit.
Anglezi realizoi në minutën e 18-të me kokë për të kaluar Cityn në epërsi, ndërsa Haaland me dy gola tjerë e vulosi fitoren.
Pas ndeshjes, Foden për “Sky Sports” tha: “Ka pasur shumë fjalë. Është e pamundur që të mos e shohësh”.
“Çdo gjë që po shoh momentalisht është negative, por kjo është bota që ne jetojmë. Kur vjen pasi e fitove çmimin “Lojtari i Sezonit”, standardet janë më të larta. E kuptoj plotësisht”.
“Duhet t’i lexosh ato komente dhe të reagosh, që të kthehem sërish në nivelin tim”, deklaroi ai.

Mbështetje për Foden dha edhe bashkëlojtari Erling Haaland, i cili deklaroi: “Duhet të vazhdojmë, na nevojitet tepër. Ky është Phili që kem nevojë”.
“Duam t’i ndihmojmë sa më shumë që të mundemi për ta bërë sa i mirë ishte”.
City të enjten do të përballet me Napolin në Ligën e Kampionëve, ndërsa tre ditë më vonë do ta vizitojnë Arsenalin në kuadër të Ligës Premier./Telegrafi/



















































