LAJMI I FUNDIT:

Çavkov: Qeveria kërkon mekanizma juridik për tu dhënë përkrahje kërkesave nga Turqia

Çavkov: Qeveria kërkon mekanizma juridik për tu dhënë përkrahje kërkesave nga Turqia

Qeveria kërkon mënyrë për ti përmbush kërkesat e Turqisë për mbylljen e firmave dhe shkollave për shkak të gjoja përfshirjes së tyre me Fetullah Gjylen, të cilin autoritetet turke e fajësojnë për grusht shtetin e muajit të kaluar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ministri i punëve të brendshme Mitko Çavkov, në konferencën e djeshme për shtyp, duke u përgjigjur në pyetje gazetarësh, ka thënë se kërkohen mekanizma juridik për ti dalë në ndihmë kërkesës së institucioneve të zgjedhura në mënyrë legjitime në Turqi.


“Ne i japim mbështetje të fuqishme institucioneve të zgjedhura në mënyrë legjitime në Republikën e Turqisë, ndërsa pyetjen që e parashtroni ju, supozon operacionalizim përkatës dhe me siguri do të kërkohen mekanizma juridik dhe ligjor në Maqedoni për realizimin për tu dalë në ndihmë politikës qeveritare të Turqisë”, ka thënë Çavkov.

Përndryshe në listën që e publikoi agjencia Anadolu, gjenden edhe shkolla “Jahja Kemal”, gazeta “Zaman” si dhe disa organizata dhe fondacione për të cilat autoritetet turke pohojnë se janë të lidhur me Fetullah Gjylen./Telegrafi/