LAJMI I FUNDIT:

Çavkov: Nuk preket asnjë kompetencë e ministrit të Punëve të brendshme

Çavkov: Nuk preket asnjë kompetencë e ministrit të Punëve të brendshme

Ministri i punëve të Brendshme Mitko Çavkov në konferencën e sotme për shtyp me kërkesë të gazetarëve që ti komentojë bisedimet midis partive politike lidhur me zvogëlimin e kompetencave të ministrit të Punëve të brendshme, edhe një herë ka përsëritur se bëhet fjalë për spekulime klasike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Asnjë kompetencë e ministrit të punëve të brendshme nuk rrezikohet me ndryshimet e Ligjit për punë të brendshme dhe Ligjit për polici”, ka deklaruar Çavkov, duke shtuar se deri tani në këtë drejtim nuk ka dëgjuar asnjë mendim të argumentuar nga LSDM­, as nga ndonjë ekspert i caktuar, që merret me interpretimin ose komentimin e këtyre ndryshimeve ligjore.

Ai ka sqaruar se ndryshimet janë bërë në bazë të analizës krahasuese, respektivisht janë shqyrtuar përvojat e Austrisë, Sllovenisë dhe Kroacisë.


“Nuk ka shtet ku organizimi dhe struktura nuk janë konfirmuar me akt të Qeverisë. Në rastin konkret ne kërkojmë që kjo të rregullohet me dekret. Nuk ka Ministri, respektivisht shtet kur për sistematizim të vendeve të punës nuk kërkohet pajtim nga Qeveria. Kjo nuk ka asgjë të përbashkët me kompetencat e ministrit të punëve të Brendshme”, ka sqaruar Çavkov.

Ai po ashtu ka informuar që LSDM­ konteston edhe ndryshimet në Ligjin për punë të brendshme që kanë të bëjnë me vendosjen e stërvitjes së obligueshme për pjesëtarët e MPB, të cilët dëshirojnë ose për të cilët Ministria ka nevojë të kalojnë nga një nivel në një nivel tjetër të hierarkisë së MPB./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori