Sulmuesi uruguaian, Edinson Cavani është golashënuesi i ri më i madh në histori të të gjitha kohërave të Paris Saint-Germain, duke lënë nën hije golat e Zlatan Ibrahimovicit.

Cavani ka vazhduar me formë të lart dhe gola në fanellën e Paris Saint-Germain.


Sulmuesi uruguaian ka gjetur golin e tij të 157-të në fanellën e gjigantit parisien, duke e larguar nga froni i golashënuesit Zlatan Ibrahimovicin.

cavani

Pas një pune të mirë nga Neymar dhe Adrien Rabiot në ndërtimin e aksionit, Cavani shënoi golin e parë të ndeshjes ndaj Montpellier, gol ky i 27-ti këtë sezon, të arritur në paraqitjen e tij të 31-të.

Pas këtij goli Cavani shkoi te tifozët që ta festoj së bashku me ta, duke ua dhuruar edhe fanellën.

Ky rekord i 'Matadorit' vjen pas katër sezoneve e gjysmë në kryeqytetin francez, gjatë të cilave shpesh është detyruar të luajë jashtë pozitës së tij natyrale.

cavani 1

Megjithatë, kjo nuk e ka penguar 'El Matador' të jetë një kërcënim i fuqishëm që ka arritur që nga Napoli në verën e vitit 2013 për një shumë prej 60 milionë eurosh.

cavani 2

Cavani ka arritur të paktën 25 gola në çdo sezon në të gjitha garat që nga transferimi në Francë, duke përfshirë 49 gola në sezonin e fundit.

cavani 3

Asnjë lojtarë tjetër aktual i PSG-së nuk është në listën e 10-të golashënuesve më të mirë dhe vetëm tre sulmues të tjerë kanë shënuar më shumë se 100 gola.

Sulmuesi portugez, Pauleta gjendet në vendin e tretë pasi shënoi 109 gola për PSG, ndërsa Dominique Rocheteau shënoi 100 gola ndërmjet viteve 1980 dhe 1987. /Telegrafi/ Lista e 10-të golashënuesve më të mirë në histori të PSG-së:

psg

telegrafi sport app