LAJMI I FUNDIT:

Çaushi: Vdekja e Makollit dëmton hetimet e rastit Dehari (Video)

Çaushi: Vdekja e Makollit dëmton hetimet e rastit Dehari (Video)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi në emisionin ‘InfoBox’ të RTV Dukagjinit, ka thënë se vdekja e Naser Makollit, vetëm sa i shton edhe më tepër dyshimet që kanë ata lidhur me vdekjen e Astrit Deharit.

“Çdo dëshmitarë që humb, siç është rasti i Makollit e vështirëson punën. Çdo ndotje e dëshmive që ka ndodhur menjëherë pas gjetjes së Astritit e ndërhyrjes së organeve në qelinë e tij, e vështirëson këtë punë”, tha ai.


Duke fol për çështje të tjera, deputeti Çaushi tha se me ushtrinë, Presidenti bëri vetëm një lojë, pasi që, sipas tij, Hashim Thaçi nuk është i guximshëm të marr vendime të mëdha për vendin, siç e bën këtë për interes të tij.

Për mundësinë e kthimit të demarkacionit në Kuvend, Çaushi tha se kjo kthen edhe metodat e përdorura më herët nga subjekti i tij në kundërshtim të saj, derisa tha që të njëjtat veprime duhet t’i bëjë edhe AAK e NISMA, nëse shtrohet nevoja.

I gatshëm që të kandidojë për kryetar të Gjakovës, Çaushi thotë se po pret vetëm dritën e gjelbër nga Vetëvendosje.

“Unë jam i gatshëm, natyrisht nëse organizata një gjë të tillë e kërkon nga unë. Megjithatë, do të jetë një moment kur vet këto struktura, kjo anëtarësi e LVV, do të vendos për një gjë të tillë”, tha ai.

Sondazhet  e fundit në të cilat Lëvizja që përfaqëson po i fiton zgjedhjet, për të nuk janë befasi. /RTV  Dukagjini-Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Lajme
Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Lajme
“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

Jehona Hulaj
Kalo në kategori