LAJMI I FUNDIT:

CATL i ul kostot e baterive të veturave elektrike për disa nga klientët e tij

CATL i ul kostot e baterive të veturave elektrike për disa nga klientët e tij

Sipas disa raporteve të mediave lokale kineze, CATL ka nisur një program i cili ka për synim klientët e saj kryesor, dhe u ofron atyre ulje të konsiderueshme të kostove në blerjen e pakove të baterive. Ky program mesa duket është në dispozicion vetëm për Nio, Li Auto, Huawei dhe Zeekr, dhe siç duket se për çfarëdo arsye Tesla nuk gjendet këtë promocion së bashku me shumë klientë të tjerë CATL.

Oferta në tavolinë është mjaft domethënëse. Në këmbim të angazhimit nga klientët për të blerë të paktën 80 për qind të kërkesave të tyre për bateri nga CATL, kompania do t’i tarifojë ata për karbonatin e litiumit me 200,000 RMB për ton metrikë për tre vitet e ardhshme.


Ky është një kursim i madh duke pasur parasysh se çmimi aktual i karbonatit të litiumit të shkallës së baterisë qëndron në 63,838 euro (68,437 dollarë) për ton metrikë, dhe norma e zbritur është vetëm 27,051 euro (29,000 dollarë), raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.

Thuhet se programi do të fillojë nga tremujori i tretë i këtij viti dhe disa kompani kanë filluar tashmë procedurat e nënshkrimit të partneritetit. Vendimi për t’u ofruar zbritje vetëm disa klientëve me sa duket u nxit nga performanca e tyre e parashikuar e shitjeve gjatë tre viteve të ardhshme.

Pra, nëse çmimi i karbonatit të litiumit zvogëlohet për më shumë se gjysma aktuale e çmimit, a do të thotë kjo se edhe çmimet e makinave do të përgjysmohen? Fatkeqësisht, jo. Përmbajtja mesatare e industrisë e metalit litium në një bateri të veturave elektrike është rreth 160 gram për kWh. Kjo përkthehet në 850 gram për kWh karbonat litium.

Një bateri 100kWh do të ketë 85 kilogram karbonat litium që me çmimet aktuale do të thotë se çmimi është 5,391 euro (5,780 dollarë). Me normën e zbritur të ofruar nga CATL çmimi do të jetë 2,299 euro (2,465 dollarë). Megjithatë, ky është një kursim domethënës, dhe ne do të shpresonim të shohim që disa prej tyre të reflektohen në çmime më të ulëta të automjeteve elektrike. /Telegrafi/