Antonio Cassano zbulon se Cristiano Ronaldo i ka dërguar mesazhe, duk u ankuar te italiani i cili kishte thënë gjithmonë se Leo Messi ishte më i mirë se ai.

Të hënën, Messi fitoi “Topin e Artë” të shtatë në karrierën e tij me Ronaldon, i cili nuk mori pjesën në ceremoninë e Parisit.


Nuk ishte hera e parë që CR7 shpërfillte një ceremoni çmimi që nuk mbaroi me atë si fitues.

Cassano ka pohuar shpesh se 'është vetëm një Ronaldo' (ish-sulmuesi brazilian) dhe se Messi është më i mirë se ish-ylli i Juventusit dhe Real Madridit.

Cassano Antonio

Mesa duket Ronaldos i ka djegur fjalët e Cassanos, duke qenë se ai dyshohet se i ka dërguar disa mesazhe ish-sulmuesit të Romës dhe Real Madridit.

"Ditën tjetër, pas fjalëve te Bobo TV, pashë një tekst nga një numër spanjoll", tregon Cassano për Bobo TV, .

“Katër tekste të gjata. Le të shohim nëse ai [Ronaldo] e konfirmon sepse unë ia kam përcjellë edhe Gigi [Buffonit], i cili më tha se ia kishte dhënë numrin tim Cristianos”.

cassano 1

“Ai më tha se duhej ta respektoja, duhej të respektoja golat që kishte shënuar, atë që kishte fituar dhe atë që përfaqëson”.

“Iu përgjigja duke thënë se sapo thashë të vërtetën: ka vetëm një Ronaldo dhe Messi është më i mirë se ai”.

“Ai [Ronaldo] vazhdoi duke thënë se ka para. Ai shënoi më shumë gola në karrierën e tij, ndërsa unë kisha shënuar vetëm 150”, tregon Cassano.

ronaldo juve 1

Tutje Cassano mendon se Ronaldo duhet të jetë më i qetë pasi ka gjithçka në jetë.

“Cristiano ka gjithçka në jetë. Ai duhet t’i marrë gjërat më lehtë dhe të jetë i qetë në vend që të shohë se çfarë thonë njerëzit për të. Ai duhet të jetë si Messi dhe të jetë më i qetë”.

“Kjo është e vërteta, e thirra Buffon dhe i thashë gjithashtu, i thashë edhe Giorgio Chiellinit”.

ronaldo.esce .inter .juve .coppa .italia.2020.2021.

“Unë kurrë nuk e kam shpërfillur atë, si njeriu apo si futbollist. Nuk më pëlqen ai, janë 50 lojtarë që më pëlqejnë më shumë se ai”, ka thënë Cassano. /Telegrafi/

telegrafi sport app