Iker Casillas ka befasuar të gjithë duke tallur Marc Bartran, i cili aktualisht është pjesë e Borussia Dortmund.

Ish-portieri i Real Madridit i komentoi mbrojtësit spanjoll në Instagram teksa ky i fundi ishte duke komunikuar ‘Live’ me tifozët.


“Mark, a e ke parë atë? Pas teje është! A e ke kapur ende Balen?", i ka shkuar Casillasi me ironi.

14900913964644

E gjitha kjo ka shkaktuar shumë të qeshura nga komentuesit dhe menjëherë është shndërruar në lajm në mediat botërore.

Më poshtë e keni driblimin e famshëm të Bale ndaj Bartas në Kupën e Mbretit. /Telegrafi/

telegrafi sport app