Casillas pëson një sulm në zemër gjatë stërvitjes, dërgohet menjëherë në spital

252:"PORTO, PORTUGAL - NOVEMBER 28: Iker Casillas of FC Porto warms up prior to the UEFA Champions League Group D match between FC Porto and FC Schalke 04 at Estadio do Dragao on November 28, 2018 in Porto, Portugal. (Photo by Octavio Passos/Getty Images) 12:"Getty Images
Iker Casillas ka pësuar një sulm në zemër dhe menjëherë është dërguar në një spital në qytetin e Porto.
Kjo është konfirmuar nga klubi i Portos për televizionin portugez TVI, duke zbuluar se ngjarja ka ndodhur gjatë stërvitjes së skuadrës.
Gjenda e 37-vjeçarit për momentin është stabile, por ai vazhdon trajtimin në spitalin CUF në Porto.
Me shumë mundësi lojtari nuk do të paraqitjet për ekipin këtë sezon, por kjo mbetet për t'u konfirmuar.
Kujtojmë që së fundmi Casillas ka rinovuar kontratën me Porton, duke i dhënë atij mundësi të jetë pjesë e portugezëve deri në moshën 40 vjeçare. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































