Zëdhënësi Casey i bëri këto përgjigje i pyetur të komentonte vendimin e para dy javësh të presidentit George Bush për të furnizuar me armatim Kosovën dhe forcat e saj të sigurisë.

"Ne e njohim Kosovën si shtet të pavaur dhe këtë e kanë bërë edhe shumë vende të tjera në botë. Një pjesë e planit Ahtisaari kërkon që të sigurohet aftësia e institucioneve të Kosovës, përfshirë edhe forcat e sigurisë, që të mund të funksionojnë të pavarura dhe të kryejnë detyrat e plota të një qeverie të pavarur. Kjo është politika që mbështesim ne", tha Casey. /rtk/telegrafi/