LAJMI I FUNDIT:

Casemiro drejt largimit nga Man Utd, mësohet destinacioni i mundshëm i brazilianit

Casemiro drejt largimit nga Man Utd, mësohet destinacioni i mundshëm i brazilianit

Casemiro mund të largohet nga Manchester United gjatë dimrit përkundër faktit që afati kalimtar i transferimeve në Ligën Premier tashmë është mbyllur. 

Aventura e Casemiros tek ‘Djajtë e Kuq’ nuk po shkon ashtu siç të gjitha palët kanë menduar, pasi pritshmëritë ishin të mëdha kur ai u bë pjesë e tyre nga Real Madridi në vitin 2022. 

Këtë sezon, braziliani ka luajtur vetëm tetë ndeshje nën urdhrat e Ruben Amorim dhe ka qenë në bankën rezervë në pesë takimet e fundit në Ligën Premier. 


United dhe Casemiro kanë qenë duke punuar për një largim të mundshëm gjatë janarit pas interesimit nga Besiktas, Al Nassr dhe Roma. 

Revolucion tek Man United: ‘Djajtë e Kuq’ po bëhen gati për pesë transferime në verë
Lexo po ashtu Revolucion tek Man United: ‘Djajtë e Kuq’ po bëhen gati për pesë transferime në verë

Sidoqoftë, braziliani mbeti në ‘Old Trafford’ por tani gazetari Jorge Nicola ka raportuar se Flamengo po e konsideron transferimin e tij në formë huazimi. 

Ani pse afati kalimtar i transferimeve në Angli është mbyllur më 3 shkurt, ajo në Brazil do të vazhdojë deri më 28 shkurt. 

Flamengo ende është duke menduar nëse ata duan të nënshkruajnë me pesë herë fituesin e Ligës së Kampionëve, pasi paga e tij mund të jetë një rrezik për financat e tyre./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve - shpall fituesin e tij

Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve - shpall fituesin e tij

Liga e Kampionëve
“Kjo është hera e fundit”, Ancelotti kërcënon La Ligan pas fitores ndaj Villarrealit

“Kjo është hera e fundit”, Ancelotti kërcënon La Ligan pas fitores ndaj Villarrealit

La Liga

"Erdhi dhe më priti te zhveshtorja", Bejtullai rrëfen për përballjen me Harry Kane me klub dhe kombëtare, deri te shkëmbimi i fanellave

Përfaqësuesja e Maqedonisë
Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

La Liga
Liverpool fillon bisedimet me yllin e Kombëtares së Anglisë, për transferimin e tij nevojiten mbi 80 milionë euro

Liverpool fillon bisedimet me yllin e Kombëtares së Anglisë, për transferimin e tij nevojiten mbi 80 milionë euro

Premier League
Debutim që zgjati vetëm 10 minuta: Dele Alli mori karton të kuq, Walker iu lut gjyqtari mos ta ndëshkonte

Debutim që zgjati vetëm 10 minuta: Dele Alli mori karton të kuq, Walker iu lut gjyqtari mos ta ndëshkonte

Serie A
Kalo në kategori