LAJMI I FUNDIT:

CAS nuk e ka më vendimin përfundimtar për kontestet e futbollit

CAS nuk e ka më vendimin përfundimtar për kontestet e futbollit

Ka ardhur së fundmi një vendim që mund ta shkund botën e futbollit, pasi Gjykata e Apelit në Bruksel ka vendosur se Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) nuk do ta ketë më fjalën e fundit në lidhje me çështjet e futbollit.

Vendimi vjen si rezultat i një ankese të paraqitur nga klubi zviceran, Searing, kundër FIFA, pasi organi qeverisës e ndaloi pronësinë e palës së tretë.

As FIFA, as UEFA , e as ndonjë federatë kombëtare nuk do të mund të sanksionojnë tani një ekip bazuar në vendimin e CAS-it, i cili ka marrë vendime të veçanta në çështjet ligjore.


Një ndryshim në fuqinë e CAS-it gjithashtu do të ndikojë edhe në disa raste të dopingut, të cilat megjithëse janë shpallur të pavlefshme nga gjykata të ndryshme, vazhdojnë të sanksionohen nga institucioni i pavarur.

Sipas IusSport, vendimi i FIFA dhe UEFA tani mund të sfidohet nga çdo gjykatë kombëtare.Çdo palë e prekur mban të drejtën për të paditur organet e qeverisëse së futbollit.

Shqipëria fillimisht kishte humbur tri pikë në ndeshjen ndaj Serbisë, por që pastaj në CAS, iu kthyen pikët, për ndeshjen e ndërprerë.

Rast i mirë për Skënderbeu që është dënuar nga UEFA me vite mospjesëmarrje në garat evropiane, ndërsa edhe CAS e ka vendosur të njëjtë.

Klubi shqiptar mund ta apelojë vendimin./Telegrafi/