Carvajal rikthehet në Bernabeu pas 318 ditësh: Ditë speciale, i lumtur që jam sërish këtu

Pas gati një viti mungesë për shkak të lëndimit, Dani Carvajal është rikthyer më në fund në fushën e Santiago Bernabeu.
Kapiteni i Real Madrid u aktivizua në minutën e 68-të në vend të Trent Alexander-Arnold, gjatë fitores së madrilenëve në ndeshjen hapëse të La Ligas kundër Osasunës.
“Ishte e rëndësishme të nisim me këmbë të mbarë. E dinim që kishim pak përgatitje dhe ritmi ra me kalimin e minutave, por arritëm të kontrollonim lojën”, deklaroi Carvajal pas sfidës.
Për rikthimin e tij pas 318 ditësh, ai foli me emocion: “Është një ditë speciale. Kam ndjerë ngrohtësinë e tifozëve që nga nxehja para se të aktivizohësha. I falënderoj për mbështetjen e tyre gjatë gjithë kësaj kohe. Tani jam këtu dhe shpresoj të jap paraqitje të mira e të ndihmoj klubin të fitojë trofe”.
Sa i përket rolit të kapitenit, Carvajal shtoi: “Të udhëheqësh këtë skuadër është një shpërblim pas shumë viteve pune. Dua ta bëj me krenari dhe respekt për shokët, duke ndërtuar një grup fitues”.
Ai foli edhe për konkurrencën me Trent Alexander-Arnold: “Është një sfidë që na ndihmon të dyve të përmirësohemi”.
Për lojtarët e rinj dha një këshillë të qartë: “Të jenë të vendosur, të punojnë shumë dhe të mendojnë gjithmonë për të mirën e skuadrës”, tha për fund spanjolli. /Telegrafi/



















































