LAJMI I FUNDIT:

Çarshia e Vjetër e Shkupit, nismë për tërheqjen e turistëve

Çarshia e Vjetër e Shkupit, nismë për tërheqjen e turistëve

Dekorim të shtyllave me gjelbërim artificial, vendosje e të ashtuquajturave “dallëndyshe” për hije gjatë ditës, drita zig-zag për ndriçim gjatë natës, mbjellje e pemëve si dhe vendosje të ulëseve e shportave….

Këto janë vetëm disa nga projektet që i paralajmëron Esnafi i Çarshisë, që kanë për qëllim krijimin e ambientit të mirë për punëtorët e Çarshisë dhe tërheqjen e numrit sa më të madh të turistëve në këtë pjesë të Shkupit.


“Së parë të ndërrojmë ambientin për punë, për vetë punonjësit që janë Brenda, e dyta paralelisht se do të përshtatemi me syrin e vizitorëve, ku dekorimin e të gjitha shtyllave, që gjenden në Çarshinë e Shkupit, do t’i dekorojmë me dekorim artificial nga plastika, por i japin një pamje të mirë, e dyta do të jetë ndriçimi zigzag E treta është vazhdimi I mbulimit me dallëndyshe, të gjitha rrugët kryesore të gjata… Mandej do të jetë me disa ulëse që do të jenë të improvizuara me nga një zhardonjerë, ku do të jetë e mbjellë një pemë që do të jep një frymë gjallërie, gjithashtu me shportat… poashtu do të kemi edhe disa bredha që do të vendosen mes dy dyqaneve, që do të vendosen në shenjë pastërtie…”, deklaroi Bujar Dullovi, Esnaf i Çarshisë.

Përveç dekorimit të Çarshisë, Dullovi paralajmëron edhe aktivitete kulturore.

“Organizime për piktorët, që do të pikturojnë disa ditë, një panair të librit shqiptar që dëshirojmë ta fusim në programin tonë…Planifikojmë që të kapim edhe aspektin kulturor, të kënaqen edhe turistët, të kënaqemi edhe ne vendasit këtu”, u shpreh Bujar Dullovi, Esnaf i Çarshisë.

Në anketën e realizuar ditë më parë, turistët për Alsat thanë se ushqimi, kultura dhe mikpritja janë vetëm disa nga faktorët që i tërheqin ata për ta vizituar Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Nga Agjencia e Promovimit dhe Mbështetjes së Turizmit thanë se vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, Shkupin e kanë vizituar 58 mijë e 342 turistë, po aq i lartë është edhe numri i bujtjeve. /Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori