Këngëtarja e hitit “Before He Cheats” nuk dëshiron që fama e saj të zbehet dhe nuk dëshiron që fansat ta shohin atë si një femër të zakonshme, prandaj gjen mënyra të ndryshme për t’i shmangur ata në momentet e papërshtatshme.

“Unë dal të blej produkte ushqimore natën vonë, kur askush nuk del. ‘Maskohem’ me syze, fshij makijazhin dhe vishem me tesha të thjeshta. Kur dikush më njeh dhe nuk është i sigurt, më thotë: ‘Dukesh si Carrie Underwood’”, ka treguar këngëtarja.